Politikë

Vota e diasporës/ Celibashi: Fleta e votimit do të vijë javën e dytë të prillit, zero kosto

21 Janar, 19:44| Përditesimi: 21 Janar, 19:53

  • Share

1737485246_Screenshot2.png

Shumë qytetarë që jetojnë jashtë Shqipërisë kanë shprehur interesin e tyre për të votuar në 11 maj. Për këtë arsye Ilirjan Celibashi në një video live në Facebook iu përgjigj pyetjeve të gjithëve personave janë të paqartë rreth procesit të aplikimit për të votuar.

Teksa u pyet nga një qytetar se kur vjen fleta e votimit, Celibashi u përgjigj se fleta e votimit do të vijë me postë, në javën e dytë të prillit me zero kosto.

Qytetari: Kur vjen fleta e votimit?

Celibashi: Do t ju vijë me postë. Parashikojmë ta dërgojmë gjatë javës së dytë të prillit. Gjithsecili do të ketë 3-6 ditë për ta plotësuar fletën. Bashkë me të do t’ju vijë një udhëzim se si do ta plotësoni dhe si do ta vendosni në zarf e do ta ktheni. Postën nuk do ta paguani ju. Gjithçka e paguan shteti.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ Celibashi i flet diasporës: Nuk pranohen dokumentet e huaja identifikuese, fletët e votimit ju vijnë javën e dytë të prillit! Kujdes këto gabime


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?