Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ

Politikë

Vota e Diasporës/ Celibashi u përgjigjet tre pyetjeve të rëndësishme për aplikimin: Ja dokumentet që duhet të ngarkoni për adresën! (FOTOT)

24 Shkurt, 10:39| Përditesimi: 24 Shkurt, 10:56

  • Share

Komisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashki i ëhstë përgjigjur disa pyetjeve sqaruese të emigrantëve për votën e Diasporës më 11 Maj dhe procedurën që duhet të ndjekin me ngarkimin e fotove në PER.

Ky ilustrim edhe me foto është vetëm për votuesit nga jashtë, sidomos për ata që u është refuzuar më parë PER. Nëpërmjet postimit në rrjetin social Facebook ditën e sotme (24 Shkurt), Celibashi dha edhe disa këshilla e orientime.

“Kujdes, lexoni me shumë vëmendje dhe shpërndajeni postimin për të njohurit tuaj. Vetëm kështu mund të shmangen shumë gabime në aplikim”, shprehet kreu i KQZ, duke nënvizuar më tej që të aplikohet dhe riaplikohet deri më 4 mars, kur mbyllet ky afat. 

-Pyetjes së cili është dokumenti i adresës që duhej ngarkuar në PER, ai i është përgjigjur:

“Një nga dokumentet; fatura e energjisë, fatura e telefonit, kontrata e qirasë, ose dokument tjetër të ngjashëm. Kujdes, gjatë ngarkimit të jenë të dukshme emri dhe adresa!”.

-Pyetjes nëse në dokument është emri i një familjari në adresë dhe jo i personit që do të regjistrohet, shpjegohet:

“Në këtë rast ju duhet të ngarkoni dokumentin me adresën, edhe pse nuk është në emrin tuaj dhe bashkë me të ngarkoni certifikatën familjare”.

-Pyetjes së dokumenti i adresës është në emër të personit me të cilin i interesuari banonte, përgjigja ishte:

“Nëse dokumenti i adresës është i një personi që nuk ka lidhje familjare me ju, por banoni me të, atëherë ngarkoni dokumentin e adresës, të shoqëruar me një deklaratë (edhe me shkrim dore), nga personi që zotëron dokumentin e adresës. Në këtë deklaratë duhet të përfshihet edhe një kopje e dokumentit të identifikimit të personit në emër të të cilit është dokumenti i adresës. Më pas të dy këto dokumente duhet të skanohen së bashku dhe të ngarkohen në PER” (të shpjeguara edhe në fotogaleri).

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?