Vota e diasporës

Politikë

Vota e diasporës/ Edhe 2 javë afat, 192 mijë aplikime, refuzohen 37 mijë

19 Shkurt, 15:24| Përditesimi: 19 Shkurt, 16:00

  • Share

Gati 155 mijë emigrantë janë regjistruar tashmë për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve të 11 majit përmes postës, nga mbi 192 mijë aplikime.

Kur kanë mbetur dy javë nga përfundimi i afatit për regjistrim, kërkesa u është refuzuar mbi 37 mijë emigrantëve, për gabime që lidhen me adresën.

Aplikimet që nisën më 11 janar, do të mbyllen më 4 mars. 

Nga qarku Tiranë janë pranuar gati 32 mijë regjistrime, e ndjekur nga 20 mijë të qarkut Fier, dhe afro 16 mijë nga Durrësi. 

Shifrat më të ulta të regjistrimeve ju takojnë qarqeve Gjirokastër, Dibër dhe Kukës. Ky i fundit, po shkon në 2 600 votues nga jashtë të konfirmuar në KQZ.

Autoritetet i bëjnë thirrje diasporës që të mos e lënë regjistrimin për ditët e fundit.

Përqindja e emigrantëve që janë regjistruar sipas qarqeve:
Tiranë - 31,846 20.6%
Fier - 19,728 12.7%
Durrës -15,878 10.3%
Elbasan - 15,684 10.1%
Korçë - 14,644 9.5%
Vlorë -12,626 8.2%
Berat -10,931 7.1%
Shkodër -10,231 6.6%
Lezhë - 8,411 5.4%

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?