Teksa ditën e sotme Presidenti Bajram Begaj dekretojë datën 11 maj 2025 për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, PS thotë se ende s'ka arritur një dakordësi me opozitën për votën e diasporës.
Kjo është bërë me dije nga Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri. Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Gjiknuri, u shpreh se mund të shihet edhe mundësia e postës ekspres, për votën e emigrantëve, por kjo sipas tij do të kishte një kosto të madhe për qeverinë.
‘Opozita nuk ka pasur ndonjë reagim, pavarsisht se Berisha tha se ata ishin të gatshëm që të ndryshojnë kodin zgjedhor. Por, akoma nuk ka një dakordësi, kjo do ta vërë në rrezik votën e emigrantëve në këto kushte, ose do të bëhet me post ekspres që do ta marr përsipër qeveria, por do të kishte një kosto të madhe, mbi 50 euro për zarf’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë
S.B/I.M/ReportTv.al