Politikë

Vota e diasporës/ Jakaj nga PL: Të votojnë edhe ata me dokumente të huaja! Sefa: Alibi, po dëmton opozitën

31 Janar, 20:09| Përditesimi: 31 Janar, 20:14

  • Share

TIRANË- Opozita kërkon që në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të votojnë edhe ata emigrantë që kanë pasaportë apo ID të huaja. Sekretari për diasporën në Partinë e Lirisë, Besnik Jakaj thotë për Report Tv se emigrantëve duhet t’iu krijohen të gjitha lehtësitë që të votojnë më 11 maj.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Jakaj thotë se Rama nuk e do votën e diapsorës dhe sipas tij po bën shoë.

“Rama ka krijuar imazhin që ka mbështetjen për të sabotuar votën e diasporës. Nëse ne e duam, duhet t’iu krijohen lehtësira absolute shqiptarëve që janë në emigrim. Rama nuk e do, pasi e di që është i humbur nga vota e diasporës. Nëse ne bëjmë show për të votuar 10 mijë apo 15 mijë qytetarë që jetojnë në diasporë me listat e drejtorëve të administratës, kjo nuk është votë e diasporës. Nëse vendosim që duhet të votojë, mjafton të ketë dokumentin që vërteton origjina shqiptare. Edhe ata me kartë të huaja? Ka origjinën shqiptare”, tha ai.

Juristi Indrit Sefa thekson se emigrantët nuk mund të votojnë me mjet identifikimi të huaj dhe sipas tij kjo është një alibi që dëmton opozitën.

“Me mjet të huaj identifikimi nuk mund të bëhet pjesë, kjo është alibi që dëmton po opozitën. PD bërë autogol që ka pranuar këtë sistem dhe këtë propozim të PS. PS ka arritur 100% të rezultatit të kërkuar prej saj për ndryshimin e reformës zgjedhore. Vota e tyre nuk është e sigurt, mund të bëhet votim familjar dhe vota nuk është më e fshehtë”, tha Sefa.

Erinda Aliaj, pjesë e ‘Deputetit që Duam’ thotë se aplikimet nga diapsora janë shtuar.

“Aplikimet janë shtuar, kjo tregon që është bërë punë e mirë nga shoqëria cilivile, dhe nga çdo lojtar, politik e civil”, shprehet ajo.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?