Politikë

Vota e diasporës, Jozefina Topalli: Të verifikohen shkeljet ligjore në Greqi! Ivi Kaso: SPAK të nis hetimin, të bashkëpunojë edhe me partnerët

5 Maj, 13:10| Përditesimi: 5 Maj, 14:43

  • Share

Drejtuesja politike për Diasporën nga radhët e PD, Jozefina Topalli në një konferencë nga selia blu tha se KQZ dhe SPAK duhet të hetojnë verifikimet ligjore që po ndodhin me votat e emigrantëve në Greqi.

Sipas saj, këto manipulime janë kthyer tashmë në normalitet dhe se është një shqetësim i madh.

“Kemi raste në Itali ku një zonjë që punon në ambasadë në Romë mbledh zarfe dhe i dorëzon në mënyrë antiligjore. Jo se nuk e kanë bërë gjatë regjistrimit, e kanë bërë pa ndonjë ndrojtje por kanë kaluar çdo masë. Nëse në Itali është më e kufizuar, ajo që po ndodh në Greqi është në të tërë territorin e shtetit.

Shqetësimi është i madh. Kemi informacione që marrin makina me qera nga Shqipëria dhe i çojnë në Greqi për të mbledhur vota. Nuk është më një fenomen sporadik, por është kthyer në normalitet. Ne i bëjmë thirrje jo vetëm KQZ, por edhe SPAK që në mënyrë të veçantë në Greqi e kanë kthyer jashtë kontrollit këtë proces”, tha ajo mes të tjerash.

Ndërkohë, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Korçë Ivi Kaso, tha se SPAK duhet që të hetojë rastet për të cilat janë bërë kallëzime.

‘I bëjmë thirrje KQZ që ky proces të shkojë mbarë deri në fund, përfaqësuesit e DHL që ky proces dhe degradimi i tij sidomos në Greqi të mos jetë njollë i bëjmë thirrje spak që të marrin që të gjitha masat, të mos kujtojnë banditët e votës se janë duke bërë namin duke marr zarfet e emigrantëve, e dimë kush e bënë dhe ja përcjellim SPAK me emra. SPAK të bashkëpunojë me partnerët’, tha ai.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?