Politikë

Vota e Diasporës/ Kalon mbi 177 mijë numri i emigrantëve të regjistruar, më shumë se 221 mijë kërkesa! Kryeson Tirana me rreth 31%, Kukësi qarku më i dobët

24 Shkurt, 15:00| Përditesimi: 24 Shkurt, 16:11

  • Share

Tiranë- Data 4 mars po afron dhe ky është limiti kohor për Diasporën, me qëllim regjistrimin në KQZ për zgjedhjet e 11 Majit dhe ushtruar të drejtën e votës që i njeh Kushtetuta.

Shifrat e kërkesave dhe regjistrimit vijnë në rritje nga dita në ditë dhe ndryshojnë nga ora në orë.

Sipas KQZ-së, shifra e kërkesave ka kaluar nga 221 mijë emigrantë, teksa mbi 177 mijë prej tyre tashmë janë regjistruar, mbi 39 mijë janë refuzuar dhe rreth 4500 janë në proces verifikimi.

Nga ky numër, sipas shpërndarjes gjeografike dhe demografike, kryeson Tirana me rreth 37 mijë regjistrime, ose 20,7% e totalit dhe më pas Fieri me rreth 23 mijë, Elbasani dhe Durrësi me mbi 18 mijë regjistrime, Korça me mbi 16 mijë, Vlora me më shumë se 14 mijë, të ndjekura nga Berati mbi 12 mijë, Shkodra rreth 12 mijë dhe Lezha mbi 10 mijë, kurse qarqet e tjera, Dibër, Gjirokastër dhe Kukës nuk i kapin nga 7 mijë, madje Kukësi ka rreth 3 mijë regjistrime dhe renditet i fundit.

Shifrat e Diasporës:
- 221,124 kërkesë për regjistrim
- 177,304 u është miratuar kërkesa
- 39,364 refuzime
- 4,456 në shqyrtim
Zgjedhës të miratuar sipas qarqeve
-Tiranë       36,725, ose 20.7%
-Fier           22,757, ose 12.8%
-Durrës        18,307, ose 10.3%
-Elbasan     18,179, ose 10.3%
-Korçë        16,183, ose 9.1%
-Vlorë         14,316, ose 8.1%
-Berat         12,360, ose 7.0%
-Shkodër    11,998, ose 6.8%
-Lezhë         10,086, ose 5.7%
-Dibër           6,819, ose 3.8%
-Gjirokastër  6,630, ose 3.7%
-Kukës          2,944, ose 1.7%

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?