Aplikimi për herë të parë i votës së diasporës përmes postës, po i shtrenjton zgjedhjet e 11 majit. Ilirjan Celibashi i kërkoi qeverisë, 9.3 milionë euro fond shtesë, pasi shifrat e regjistrimeve të diasporës, kanë kaluar çdo parashikim.
KQZ kishte fond rezervë 5 milionë euro, për të paguar postën për 100 mijë zgjedhës, por tashmë kjo shifër është dyfishuar.
Sipas, Komisionit, deri të martën e 4 marsit, mund të arrihet shifra e 250 mijë zgjedhësve të regjistruar nga jashtë. Ndaj për postën, Celibashi kërkon edhe 7.5 mln euro të tjera, duke e bërë faturën vetëm për këtë shërbim 12.5 mln euro.
KQZ ka kërkuar fond edhe për shërbime të tjera shtesë për zgjedhjet parlamentare, përfshirë edhe 870 mijë euro për votimin elektronik, që do të aplikohet në disa zona të qarkut Tiranë.
Deri më tani, pranë komisionit kanë aplikuar 227 mijë emigrantë. 182 mijë janë pranuar, dhe mbi 39 mijë janë refuzuar. Numri i partive pjesëmarrëse në 11 maj, është 40, por ato mund të grupohen në koalicione deri në datën 3 mars.
Në ditën e fundit për paraqitjen e kërkesave për Komitete Nismëtare, nuk u paraqit asnjë kandidat i pavarur.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente

Kjo puna e votes se diaspores duhet pare mire edhe nje here. Eshte jashte cdo llogjike normale qe dikush qe ka vendosur te jetoje jashte Shqiperise te votoje per mua qe jetoj ne Shqiperi. Duhet te kete disa permiresime ligji qofte per ata qe duhet te kene te drejten, dhe qofte per menyren se si votojne. Une kam plot te njohur qe jetojne jashte ne SHBA psh, nje shoku im erdhi ne veren e 2024 ne Shqiperi pas me shume se 10 vite qe jetonte ne SHBA. Si mund te votoje ky person qe as nuk e ka idene se cfare behet ketu e si jetohet ketu?! Duhet te kete nje klauzole per kete gje. Psh ka te drejte vote cdokush qe te pakten ne pese vitet e fundit ka ardhur te pakten dy here ne Shqiperi.
Përgjigju