Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave për fond shtesë për votën e Diasporës dhe mbulimin e postës, sikurse edhe për shtim të stafit me punonjës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Totali i postës për diasporën që kërkohet të mbulohet si shpenzim është 12,5 mln euro. Nga këto 5 mln euro ishin dhe shtesa është 7,5 mln euro.
KQZ kërkoi gjithashtu edhe 80 punonjës shtesë për Diasporën, pasi regjistrimet parashikohet se do të shkojnë tek shifra 250 mijë emigrantë.
Të gjitha këto informacione janë përfshirë në dy kërkesat e drejtuara Kuvendit dhe Financave, me specifikimet teknike përkatëse dhe detajimet sipas pozicioneve, me një preventiv total.
Gjithashtu KQZ ka vendosur të zhvillojë edhe votimin elektronik për disa zona në qarkun e Tiranës.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente
