Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Vota e diasporës, KQZ kërkesë Komisionit për Reformën Zgjedhore: Plotësoni boshllëkun ligjor

24 Janar 2023, 14:39| Përditesimi: 24 Janar 2023, 14:46

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i tërheq vëmendjen Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore që të plotësojë boshllëkun ligjor për të bërë të mundur votën e emigrantëve.

Përmes një kërkese zyrtare, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thotë se është detyrimin e Kuvendit për plotësimin e kuadrit ligjor brenda vitit, sikurse ka vendosur më herët edhe Gjykata Kushtetuese.

“Plotësimi i boshllëkut ligjor në lidhje me votimin nga jashtë sa më shpejt të jetë e mundur, krijon kushtet objektive për KQZ Shqipëri për miratimin e akteve përkatëse nënligjore, si dhe përgatitjen e kushteve për realizimin e votimit nga jashtë për zgjedhjet e radhës për Kuvendin” thuhet në kërkesën e KQZ.

Një vendim i marrë nga Gjykata Kushtetuese në fillim të dhjetorit detyron Kuvendin e Shqipërisë që brenda 1 viti kalendarik të mbyllë të gjitha aktet nënligjore, për t’i vënë në dispozicion Komisionit Qendror Zgjedhor instrumentat e duhur ligjorë, në mënyrë që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të votojnë, pavarësisht vendndodhjes.

Përmes akteve nënligjore janë tre hapa kryesore që pritet të caktohen nga ligjvënësi. Së pari, identifikimi emigrantëve dhe vendbanimi i tyre. Së dyti, mënyra e votimit dhe së treti, mënyra e numërimit dhe integrimit të votës në rezultatin e përgjithshëm zgjedhor. 

KQZ ka identifikuar dy mënyra për identifikimin e shqiptarëve jashtë vendit, që duan të votojnë. Mënyra e parë është përmes faqes online të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përmes një sesioni enkas për regjistrim, pa detyruar shtetasin që jeton jashtë vendit të paraqesë kontrata noteriale për vendbanimin e tij. opsioni I dytë është përmes “E-Albania”, ku sërish një sesion i caktuar do të shërbejë si regjistër për emigrantët që duan të votojnë. Pjesa e dytë që lidhet me mënyrën e votimit, ku opsionet janë: Votimi elektronik, votimi me fletë votimi në konsullatat apo ambasada dhe votim përmes postës.

Por sipas diskutimeve të shprehur edhe në komisionet kuvendore, votimi elektronik duhet të ofrojë garanci të mosndërhyrjes përmes hakerimit apo formave të tjera. Votimi me postë ka problematikën e kohës, pasi zgjaten procedurat, ndërsa votimi në Ambasada apo konsullata sërish cenon të drejtën e emigrantëve për shkak të largësisë, duke mos aksesuar dot qendrën e votimit. Kjo për shkak se Shqipëria rezulton të ketë 55 përfaqësi diplomatike jashtë vendit, çka do të thotë se jo e gjithë gama e diasporës shqiptare mund të ketë mundësi të aksesojë një të tillë.

TRE SHTYLLAT E BAZËS LIGJORE
A.     Identifimi i votuesve
B.    Mënyra e votimit
C.    Mënyra e numërimit dhe ontegrimit të votës në rezultatin e përgjithshëm zgjedhor.

MËNYRA E VOTIMIT
A.   Votim elektronik
B.   Votim në konsulatë apo ambasadë
C.   Votimi me postë

MËNYRA E NUMËRIMIT
A.   Numërim elektronik
B.   Numërim në ambsadaë apo konsulatë
C.   Numërim në KQZ

MËNYRA E NJEHËSIMIT
A.   Si një më vete elektorale
B.   Votë në bazë të zonës elektorale në Shqipëri

Kërkesa e KQZ

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?