Çështja e votës së Diasporës pritet të shkaktojë jo pak debate gjatë punës për përmbushjen e kësaj të drejte të emigrantëve. Për “Report TV”, Lavdrim Krashi, Deputet i PS dhe Indrit Hoxha, Sekretar për emigracionin në PD theksuan vullnetin e palëve që në vitin 2025, diaspora të votojë, por kanë ndasi të thella për mënyrën se si duhet realizuar procesi.
"Ne kemi një alternativë tonën, që sqaron se të gjithë shqiptarët jashtë vendit të kenë mundësi të votojnë dhe vota e tyre të lexohet e numërohet tek qarku dhe njësia ku ata kanë qenë të regjistruar këtu në Shqipëri. Ata të PS kërkojnë tjetër gjë. Ata kërkojnë që vota e diasporës të ketë dy apo tre deputetë të caktuar, apo ti bashkëngjiten një qarku në Shqipëri. Kjo s’mund të ndodhi", u shpreh Hoxha.
"Vota e diasporës, do jetë votë bijo. Votë e pastër", shprehet Krashi.
Edhe për rolin e Agjencisë Kombëtare për Diasporën, palët shprehën divergjencat e tyre.
"Është roli i nënkomisionit për diasporën që të mbikëqyrur të gjitha institucionet që kanë detyrime ligjore karshi diasporës. Për të përmendur 1 ose 2, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, apo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që ka për detyrë që të paraqesin për miratim të gjitha aktet nënligjore për t’u dhënë mundësi shqiptarëve andej kufirit të kenë mundësi të votojnë", thotë Krashi.
"Mazhoranca krijoi një Ministri për Diasporën, më pas e shkriu duke e kthyer në një agjenci për diasporën. Edhe këtë kërkon të shkrijë dhe agjencinë, për ta zhdukur nga skena politike diasporën shqiptare. Kjo ndodh për një arsye të thjeshtë, pasi kjo mazhorancë ka bërë gjithçka për ta shkatërruar këtë vend, për ti larguar nga ky vend", thotë Hoxha.
Rëndësia e votës së diasporës së fundmi është theksuar edhe nga Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, që sëbashku me Kreun e OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, apeluan që politika shqiptare t’i mundësojë sa më shpejt diasporës mundësinë e votës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga krahu tjetër pret nga kuvendin votimin e akteve nënligjore, të cilat do t’i hapin rrugë procedurave të tjera ligjore, që do i jepnin diasporës shqiptare, pas 35 viteve demokraci mundësinë për të votuar.
Mazhoranca socialiste është e angazhuar, që diaspora të ketë mundësi të votojë brenda vitit 2025. Lavdrim Krashi, Deputet i Partisë Socialiste, në një intervistë për “Report Tv” nënvizoi se e parlamenti do të votojë aktet nënligjore që do të paraqiten nga KQZ brenda shtatorit 2023. Sipas tij, qeveria socialiste ka treguar një vëmendje të shtuar karshi diasporës shqiptare, ndryshe nga sa ndodhte para vitit 2013.
Intervista me Lavdrim Krashin, Deputet i Partisë Socialiste
Roli i nënkomisionit për diasporën
Krashi: Fokusi natyrshëm, edhe sipas emrit është Diaspora. Shqipëria ka fatin shumë të madhe se një pjesë e madhe e qytetarëve të saj jetojnë e punojnë në vende të ndryshime, kryesisht perëndim. Është roli i nënkomisionit për diasporën që të mbikëqyrur të gjitha institucionet që kanë detyrime ligjore karshi diasporës. Për të përmendur 1 ose 2, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, apo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që ka për detyrë që të paraqesin për miratim të gjitha aktet nënligjore për t’u dhënë mundësi shqiptarëve andej kufirit të kenë mundësi të votojnë.
Në këtë kuadër, mund të themi se shumë shpejt do kemi akte nënligjore që diaspora të shprehi vullnetin e saj me votë
Krashi: Kuvendi i Shqipërisë e ka bërë detyrën e tij. Kuvendi ka miratuar ligjin për të mundësuar të drejtën e votës. Për të qenë i qartë, qytetarët shqiptarë gjithnjë e kanë patur të drejtën e votës në bazë të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, por mundësia që ata të merrnin pjesë në votime ishte e pamundur, për arsye të vendit ku ata jetojnë. Ligji në parlament është miratuar, tani është detyrë e KQZ për të paraqitur aktet nënligjore për të mundësuar që qytetarët shqiptarë të votojnë kudo që jetojnë.
Cili është roli opozitës në këtë drejtim?
Krashi: Patjetër. Ndihma e opozitës, por përgjegjësi, bashkëpunim me opozitën. Pjesa e diasporës është ajo që në politikë na ndanë më pak sesa çdo çështje tjetër. Unë jam anëtar i diasporës prej 27 vitesh, që kam jetuar dhe punuar jashtë Shqipërisë. Ne si diasporës e shohim Shqipërinë si një, jo të njërës anë, apo tjetrës anë
Afatet ligjore?
Krashi: KQZ ka për detyrë, ata janë shprehur se deri në shtator të 2023 do ti kenë të përgatitur të gjitha aktet nënligjore. Ne deri në atë kohë do t’i skanojmë të gjitha këto aktet për ti miratuar më tej dhe urojmë që aplikimi i votës së diasporës të bëhet në zgjedhjet e ardhshme vendore në 2025.
Projektligji për shkrirjen e Agjencisë së Diasporës?
Krashi: Ai është një proces konsultimi, ku ministria për Europën dhe Punët e Jashtme pasi ka marrë në duar të gjitha funksionet që më herët ka patur ministria e Diasporës ka hedhur për diskutim nëse duhet ta kemi siç është kjo agjencinë e diasporës. Kjo agjenci është votuar me ligj të parlamentit dhe funksionet e saj duhet të vazhdohen e të kryhen, janë detyrime ligjore karshi diasporës, por mënyra se si do ti kryej këto funksione është në të drejtën e saj për ti rishikuar. Unë i bëjë apel qytetarëve të japin propozimin e tyre. Pastaj do procedohet sipas procedurave.
Si e shikoni qasjen e mazhorencës së PS me diasporën?
Krashi: Për diasporën dhe çështje te sa ka nisur të flitet më shumë sesa përpara pas vitit 2013. U realizuan dhe disa aktivitete të rëndësishme, si samiti kombëtar i diasporës në 2016. Dhe është prapë qeveria e PS që në vitin 2017 kishte ministër shteti për diasporën. Në këtë kuptim, PS i ka dhënë rëndësinë që meriton diaspora. Dhe tani, për herë të parë kemi dhe nënkomision për diasporën në kuvendin e Shqipërisë
A i frikësohet politika votës së diasporës?
Krashi: Mos harrojmë që kemi patur një marrëdhënie me diasporën edhe gjatë diktaturës, edhe pse nuk shihej si miqësore. Raporti që ka politika, qeveria e kujt do partie qoftë, është shumë e ndryshime tani. Unë flas në pozicionin personal, politika s’ka pse të ketë frika nga diaspora, pasi ajo është e çliruar nga çdo lloj ndikimi. Ajo kërkon të marrë pjesë përmes votës në politik bërje në vendin amë, dhe nuk është fare e ndikuar nga gjëra që në Shqipëri ndikohen. Vota e diasporës, do jetë votë bijo. Votë e pastër.
Komisioni i Rithemelimit është duke ndërtuar ura komunikimi me diasporën për të hartuar një program qeverisës ambicioz për shqiptarët jashtë kufirit. Indrit Hoxha, Sekretari për Emigracionin në Partinë Demokratike, gjatë një interviste për “Report Tv”, bëri të ditur se PD është në një fazë riorganizimi total dhe po zhvillohen takime në të gjithë Europën, deri në Australi. Ai dënoi dhe sjelljen e mazhorancës, që ka kthyer zyrat e ambasadave jashtë vendi, në seli partie.
“Mazhoranca krijoi një Ministri për Diasporën, më pas e shkriu duke e kthyer në një agjenci për diasporën. Edhe këtë kërkon të shkrijë dhe agjencinë, për ta zhdukur nga skena politike diasporën shqiptare. Kjo ndodh për një arsye të thjeshtë, pasi kjo mazhorancë ka bërë gjithçka për ta shkatërruar këtë vend, për ti larguar nga ky vend, e kanë të qartë se nuk e kontrollojnë dot votën e diasporës. Kjo është arsyeja se përse mazhoranca socialiste nuk ka vullnetin e duhur për ti dhënë diasporës mundësinë për të votuar. Qëndrimi i PD dhe kryetari të saj është shumë i qartë, që zgjedhjet të përgjithshme pa votën e diasporës nuk do të ketë më në Shqipëri. Në shtator do nisim një debat të gjerë publik brenda Shqipërisë, por edhe me jashtë vendit, për mënyrën se si duhet të lexohet e numërohet vota e diasporës.
Ne kemi një alternativë tonën, që sqaron se të gjithë shqiptarët jashtë vendit të kenë mundësi të votojnë dhe vota e tyre të lexohet e numërohet tek qarku dhe njësia ku ata kanë qenë të regjistruar këtu në Shqipëri. Ata të PS kërkojnë tjetër gjë. Ata kërkojnë që vota e diasporës të ketë dy apo tre deputetë të caktuar, apo ti bashkëngjiten një qarku në Shqipëri. Kjo s’mund të ndodhi. Emigrantët tanë jashtë Shqipërisë janë thuajse të barabartë me ato që jetojnë brenda vendit. Gjatë këtyre 9 viteve, në PD është bërë një punë lidhur me organizimin e diasporës, por s’ka mjaftuar. Ne kemi hyrë në një fazë riorganizimi total, në një qasje tjetër në raport me diasporën. Ne po punojmë për të zhvilluar takime në të gjithë europën, deri në Australi për të mundësuar hartimin e një program qeverisës ku përfshihet edhe diaspora”, tha ai.
Po shikoj se disa prej komentuesve nuk duan qe vota e emigranteve te jete e barasvlefshme me ata qe jetojne ne Shqiperi, per te mos thene, qe shikoj nota perbuzese ndaj tyre.E po te nderuar komentues,une jam nje nga ata emigrante,diaspora, sic u pelqen te na quani.Jam lindur e rritur ne Shqiperi,bile dhe kam votuar kur kam qene aty,por fatet tona ndryshuan.Ju qendruat aty dhe vazhduat te perballeshit direkt me pasojat e politikave te politikaneve qe zgjodhet, sido qe te ishin,te mira ose te keqia.Nje pjese e juaj votuat korrekt,kurse nje pjese, e shitet voten per nje perfitim material te pa rendesishem,ose u detyruat te votoni per te fituar o mbajtur nje vend pune,ndonje votoi dhe familjarisht,nje [shkelje e rende],ose nuk votuat nen kercenimin e armes,ose nen kercenimin e fjales.Ne 31 vjet post diktature shqiptaret kane pare gjithecka,qe nga votimet me orkester e deri te <<mbushjet>>e kutive dhe votimet disa here nga i njejti person e deri te ndryshimet kushtetuese per te kenaqur orekset e njeres,apo tjetres pale ne zgjedhje.Pra sistemi i votimit, le te themi ka qene shume <<interesant>>.Nderkohe, ne diaspora kemi ndjekur me kujdes zhvillimet aty.Por ndryshe nga ju,kemi qene larg ndikimit te politikaneve.Bile politikanet na //harruan//sepse e dinin se diaspora,as shitet,as blihet,as kercenohet,as mbahet peng me premtime boshe dhe zakonisht, eshte me gjakeftohte ne vleresimin qe ben dhe eshte larg pasioneve te nxehta politike qe valojne aty dite e nate.Edhe mes diaspores ka preferenca,por nuk jane kaq ekstreme sa aty.Ndonje nga ju e quan /ofenduese/ qe ne te votojme,O.K por nuk jemi ne qe qahemi per politikanet e politikat e tyre,jeni ju qe qaheni dhe ankoheni,pasi i keni zgjedhur dhe keni mbetur te pa kenaqur,ose te zhgenjyer.Ne duam t'ju ndihmojme te beni zgjedhje me te mira,kurse ju thoni:/Na lini te zgjedhim vete gropen e mjerimit ku duam te rrime./Nje tjeter me poshte thote qe perderisa nuk punojme ose nuk paguajme taksa aty,s'paskemi te drejte.Po mire,a mund te me thote dikush, investimet qe kane bere diaspora aty nuk quhen?Sipermarrjet qe kane hapur shume nga diaspora dhe mban te punesuar shume nga ju nuk quhen?Sa remintanca sjell apo dergon diaspora e keni menduar?Pa ato remintanca mendoni sa prej jush do t'ja dilnit me forcat tuaja?Ne kerkojme vetem te drejten te votojme si bashkekombas,ne nuk kerkojme asgje per shperblim as nga ju ,as nga politikanet dhe politikanet e dine mire qe nuk na kane //ne thes//.Ne thjesht kerkojme t'a bejme Shqiperine me te mire,jeten tuaj me te mire dhe zgjedhjet me te lira e me demokratike.Ne votojme ne vendet ku jetojme,ku punojme e paguajme taksa dhe po te niseshim nga ky kendveshtrim,ne mund te thoshnim:/Nuk kemi pse votojme aty,jemi shkeputur,nuk kemi asnje lidhje/,por ndaj Shqiperise kemi pergjegjesi morale.Ne mund te mos jetojme aty,por kjo nuk do te thote qe jemi indiferente ndaj jush.Ju jeni vellezerit dhe motrat tona,jeni bashkepatriotet tane dhe duam me te miren per ju.
PërgjigjuTa zeme qe ne do votojm dhe fiton PD me votat tona jasht shtetit Dhe ne shqiperi fiton ps bindeshm dhe ne fund del fitues pd me votat e emigranteve do i njoh zgjedhjet PS Dhe anasjelltas do i njoh zgjedhjet PD po fitoi PS votat e emigranteve dhe te humb votat e votuesve ne shqiperi
PërgjigjuNuk eshte e drejte te quhet diaspore emigracioni i shqiptarve,te pas-nenedhjetes. Ata ,prej tyre,qe e kane mbajtur shtetesine shqiptare duhet te votojne,,,por vota e tyre nuk mund te jete e barazvlefshme me ate te rezidenteve ne Shqiperi;qe punojne dhe i paguajne ketu taksat.
PërgjigjuVota e diaspores eshte ofendimi me i madhe qe u behet shqiptareve qe jetojne ne shqiperi.Ata nuk dine se kush duhet ti qeveris,jane te pa 'qyteteruar',????? Te votosh se kush duhet te qeveris dike TJETER?? sipas meje, eshte thellesisht anti demokratike,dhe ofenduese, Me qenese ne duhet te votojme, per te ndryshuar '' rregjimin'' le te votojme kush duhe te qeverise ne KINE
PërgjigjuO hoxha i Katundit pd,si zar i kryefoltoristit je i pabesueshem dhe limonti e neveritshme. KLANSEKTI PS,PD,LSI nuk e deshiron voten e diaspores sepse kjo vote e çon kete KLANSEKT ne esfel te gomerëve.....
PërgjigjuEshte se nuk ka vote te "Diaspores" por zgjedhes te cilet ne baze te Kushtetutes kane te drejte te zgjedhin dhe zgjidhen nese jane shtetas shqiptare dhe 18 vjec e siper. Dhe organet e ngritura per administrimin zgjedhor e kane per DETYRE te marrin masa dhe garantojne qe zgjedhesi kudo qe ndodhet, brenda apo jashte vendit, te zgjedhe. Cdo veprim apo mosveprim i kundert eshte krim dhe autoret duhet te denohen. Sa per PSne e Rames, ajo kujdeset qe te kete "popullin" e saj zgjedhor, sa me pak aq me mire. Per Ramen dhe "xhigitat" e tij eshte paresore te minoje cdo gje qe mund ti prishe "popullin" qe ka krijuar dhe formeson perdite duke perzene sa me shume te munde zgjedhesit kritik. Ky eshte dhe qellimi kryesor i sistemit mafioz te "patronazhimit" qe shenjestron dhe intimidon zgjedhesin me cdo mjet qe ti jistifikoje qendrimin kriminal ne pushtet. Shqiperia nuk ka qene ndonjehere me keq ne aspektin e demokracise sesa sot. As ne kohen e Zogut apo Hoxhes. Oborri oligarkik dhe sidomos Mediatik i Rames jane njesoj mafioz.
PërgjigjuNqs ti bie dakord që dikush që jeton prej vitesh jashtë të vendosë cila qeveri duhet të drejtojë ty që jeton këtu, unë nuk jam dakord, sado kushtetuese që mund të jetë. Është jo llogjike. Është njësoj si të votojnë qytetarët e Korçës ose Shkodrës për kryetarin e bashkisë në Tiranë ose Elbasan.. Që duhet të kenë të drejtë vote edhe ai emigranti, për këtë jam dakord, por jo t'a ketë të barazvlefshme me mua që jetoj të mirat apo të këqijat e qeverisjes. Emigranti voton thjeshtë me perceptim, ose me indikim nga dikush. Kurse unë që jetoj këtu, votoj me atë që pësoj nga keqqeverisja ose mbaj qeverinë që kam nëse jam i kënaqur..