Politikë

Diaspora/ 18 mijë fletë votimi s’u shpërndanë, po kthehen! 80% e emigrantëve votuan! Sot erdhën 8 mijë vota, 5500 nga Greqia

10 Maj, 12:20| Përditesimi: 10 Maj, 17:36

  • Share

Këtë të shtunë erdhën nga diaspora edhe  7971 vota të tjera, 5500 vetëm nga Greqia. Megjithatë nga vendi fqinj mbetet ende një shifër e ulët duke pasur parasysh se mbeten edhe vetëm 2 ditë në dispozicion për të kthyer në Shqipëri zarfet zgjedhore. 

Numri total i votave të mbërritura deri tani është mbi 181,500 ose rreth 80% e të gjithë atyre që u regjistruan për të votuar për herë të parë nga jashtë. 

Në mesataren e totalit të votave në përqindje janë vendet kryesore të diasporës shqiptare, përveç Greqisë e cila ka sjellë deri më tani 45 mijë e 500 vota nga 68 mijë gjithsej, ose rreth 66%. 

Tashmë nuk ka më kohë për të dorëzuar zarfet pranë zyrave të DHL dhe grumbullimi është mbyllur, ndërsa priten edhe 2 fluturime të dielën e 11 majit për të sjellë pakot e fundit. Asnjë votë nuk do të numërohet nëse do të hyjnë në territorin shqiptar pas orës 19:00 të ditës së votimit. 

Numërimi i votave të diasporës do të bëhet në bazë qarku. Në momentin kur hapet kutia e parë e një qarku të caktuar për votat në Shqipërisë, atëherë fillon edhe numërimi i votave të diasporës për atë qark. 

Në mbarë diasporën shqiptare, mbetën përfundimisht pa u shpërndarë 18 mijë zarfe zgjedhore, ku posta nuk e gjeti votuesin, ose qytetari nuk e gjeti dot zarfin e tij. Ato po kthehen tashmë në Shqipëri.  

Të paktën deri më tani mungojnë 45 mijë shqiptarë në diasporë që i kanë marrë zarfet, por nuk ende e kanë kthyer fletën e votimit.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?