TIRANË- Numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë është drejt fundit. Pas 9 ditësh numërim, procesi po mbyllet dhe tashmë zbulohen edhe emrat e 140 deputetëve të rinj që do të formojnë Kuvendin në shtator. I vetmi qark ku po numërohen votat preferenciale është ai i Elbasanit, por nuk pritet që të ndikojë në rezultatin e listës së hapur të këtij qarku.
Partia Socialiste mori në rang vendi 83 mandate dhe kështu çon në Kuvend 46 deputetë nga lista e mbyllur dhe 37 deputetë nga lista e hapur. Nga 83 ligjvënësit, 34 janë deputete gra dhe 48 deputetë burra. Ndërkohë, PS vjen me një gjeneratë të re në Kuvend, ku 53 prej emrave zgjidhen deputetë për herë të parë, ndërsa 30 prej tyre kanë mbajtur më herët pozicionin e deputetit.
Ndërkohë, PD me aleatët që pësoi një humbje të thellë duke u tkurrur në 50 mandate, ku 43 deputetë janë zgjedhur nga lista e mbyllur dhe vetëm 7 nga lista e hapur. Në total, PD-ASHM ka 13 deputete gra dhe 37 deputetë burra. Vetëm 14 deputetë nga opozita futen për herë të parë në Kuvend, ndërsa 36 vendet e tjera i janë rezervuar besnikëve të Sali Berishës dhe aleatëve të tij që për hir të koalicionit, kryedemokrati u la 8 vende të sigurta në lista.
Edhe pse Kodi Zgjedhor parashikonte teorikisht 2/3 e listave të hapura, ashtu siç pritej, më shumë se 2/3 e ligjvënëse kanë hyrë nga listat e fiksuara nga kryetarët. 95 deputetët dalin nga listat e mbyllura dhe vetëm 45 nga vota parapëlqyese. Nga këta 37 janë të Partisë Socialiste, vetëm 7 të Partisë Demokratike dhe 1 mandat i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Socialdemokratët kanë arritur të marrin 3 deputetë, duke rikthyer në parlament kryetarin e tyre, Tom Doshin. 2 mandate i siguroi “Mundësia” e Agron Shehajt i cili u largua nga radhët e PD-së duke krijuar partinë e tij si një demokrat i zhgënjyer. 1 mandat siguroi edhe Koalicioni i të rinjve “Nisma Shqipëria Bëhet”, dhe 1 mandat edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit e cila garoi e vetme.
QARKU TIRANË
PS mori 19 mandate në qarkun e Tiranës, PD-ASHM 13 mandate, nga një mandat PSD e Tom Doshit, Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja Bëhet e Arlind Qorit. Ndërsa Partia Mundësia e Agron Shehajt mori 2 mandate në kryeqytet.
Deputetët e PS në qarkun e Tiranës
12 në listë të mbyllur
Edi Rama (lista e mbyllur)
Ogerta Manastirliu (lista e mbyllur)
Elisa Spiropali (lista e mbyllur)
Lindita Nikolla (lista e mbyllur)
Taulant Balla (lista e mbyllur)
Adea Pirdeni (lista e mbyllur)
Albana Koçiu (lista e mbyllur)
Igli Hasani (lista e mbyllur)
Delina Ibrahimaj (lista e mbyllur)
Ilva Gjuzi (lista e mbyllur)
Iris Luarasi (lista e mbyllur)
Erion Malaj (lista e mbyllur)
Blendi Gonxhja 24788 vota
Erion Braçe 23850 vota
Ervin Hoxha 20144 vota
Fatmir Xhafaj 13667 vota
Ornaldo Rakipi 10419 vota
Anila Denaj 9254 vota
Olta Xhaçka 6281 vota
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Tiranës
Sali Berisha (lista e mbyllur)
Flamur Noka (lista e mbyllur)
Albana Vokshi (lista e mbyllur)
Belind Këlliçi (lista e mbyllur)
Tedi Blushi (lista e mbyllur)
Jozefina Topalli (lista e mbyllur)
Fatmir Mediu (lista e mbyllur)
Edi Paloka (lista e mbyllur)
Erisa Xhixho (lista e mbyllur)
Mesila Doda (lista e mbyllur)
Klevis Balliu (lista e mbyllur)
Besart Xhaferi (lista e mbyllur)
Jorida Tabaku 20558 vota
Deputetët e partive të tjera
Agron Shehaj -Partia Mundësia (listë e mbyllur)
Erald Kapri - Partia Mundësia (listë e mbyllur)
Albana Pëllumbi-PSD (listë e mbyllur)
Redi Muçi -Lëvizja Bashkë (listë e mbyllur)
QARKU BERAT
Në Qarkun e Beratit PS mori 5 mandate, ndërsa PD-ASHM vetëm 2 mandate. Kështu, PS nxjerr 2 deputetë nga lista e mbyllur dhe 3 nga lista e hapur, ndërsa koalicioni i Berishës vetëm 2 deputetët e listës së mbyllur.
Deputetët e PS në qarkun e Beratit
Ervin Demo (lista e mbyllur)
Enriketa Jaho (lista e mbyllur)
Hysen Buzali 9909 vota
Fadil Nasufi 8331 vota
Hatixhe Konomi 4467 vota
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Beratit
Enno Bozdo (lista e mbyllur)
Zija Ismaili (lista e mbyllur)
QARKU DIBËR
Nga Qarku i Dibrës, PS nxjerr dy deputetë nga lista e mbyllur Blendi Klosin dhe Alma Selamin, ndërsa Agron Malaj fitoi në listë të hapur. PD-ASHM në këtë qark merr vetëm 2 deputetë nga lista e mbyllur.
Deputetët e PS në qarkun e Dibrës
Blendi Klosi (lista e mbyllur)
Alma Selami (lista e mbyllur)
Agron Malaj 14744 vota
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Dibrës
Xhelal Mziu (lista e mbyllur)
Denisa Vata (lista e mbyllur)
QARKU I DURRËSIT
Qarku u Durrësit u nda 8 mandate për PS dhe 6 për PD-ASHM.
Deputetët e PS në qarkun e Durrësit
Klodiana Spahiu (lista e mbyllur)
Milva Ekonomi (lista e mbyllur)
Loer Kume (lista e mbyllur)
Skënder Pashaj (lista e mbyllur)
Aurora Mara (lista e mbyllur)
Arkend Balla – 20650 vota
Ani Dyrmishi – 13716 vota
Etleva Budini- 4910 vota
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Durrësit
Oerd Bylykbashi (lista e mbyllur)
Artan Luku (lista e mbyllur)
Manjola Luku (lista e mbyllur)
Gent Strazimiri (lista e mbyllur)
Igli Cara (lista e mbyllur)
Arjan Ndoja 9150 vota
QARKU I ELBASANIT
PS mori 10 mandate në qarkun e Elbasanit dhe nxjerr 5 deputetë nga lista e hapur dhe 5 nga lista e mbyllur. Ndërkohë, për PD-ASHM ngelin 4 deputetë në këtë qark dhe Berishës i digjet një kandidat nga lista e mbyllur Aurel Bylykbashi. Në këtë qark po numëron kutitë e fundit, po rnuk pritet të ketë asnjë ndryshim në renditjen e kandidatëve në listën e hapur të PS.
Deputetët e PS në qarkun e Elbasanit
Arbian Mazniku (lista e mbyllur)
Bora Muzhaqi (lista e mbyllur)
Ermal Elezi (lista e mbyllur)
Adi Qose (lista e mbyllur)
Evis Kushi (lista e mbyllur)
Sara Mila 19845 vota
Saimir Hasalla 10895 vota
Olsi Komici 10087 vota
Aulona Bylykbashi 9839 vota
Agron Gaxho 6452 vota
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Elbasanit
Tomor Alizoti (lista e mbyllur)
Edmond Haxhinasto (lista e mbyllur)
Klodiana Çapja (lista e mbyllur)
Blendi Himçi (lista e mbyllur)
QARKU I FIERIT
Në qarkun e Fierit, PS mori fitore të thellë me 12 mandate, ndërkohë që PDH-ASHM mori vetëm 4 mandate dhe i digjet një prej kandidatëve të listës së mbyllur, Eduart Sharka.
Deputetët e PS në qarkun e Fierit
Belinda Balluku (lista e mbyllur)
Petrit Malaj (lista e mbyllur)
Kidiuina Zaka (lista e mbyllur)
Erjo Mile (lista e mbyllur)
Ana Nako (lista e mbyllur)
Ceno Klosi 19290 vota
Klevis Jahaj 15680 vota
Asfloral Haxhiu 13401 vota
Antoneta Dhima 8731 vota
Elton Korreshi 7243 vota
Zegjine Caushi 4793 vota
Dhimitër Kurti 4674 vota
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Fierit
Gazment Bardhi (lista e mbyllur)
Luan Baçi (lista e mbyllur)
Brunilda Haxhiu (lista e mbyllur)
Saimir Korreshi (lista e mbyllur)
QARKU I GJIROKASTRËS
Gjirokastra u nda 3 me 1 për Partinë Socialiste. PD-ASHM merr vetëm deputetin e listës së mbyllur, Tritan Shehu.
Deputetët e PS në qarkun e Gjirokastrës
Mirela Kumbaro (lista e mbyllur)
Tërmet Peçi 11349 vota
Piro Dhima 8464 vota
Deputeti i PD-ASHM në qarkun e Gjirokastrës
Tritan Shehu (lista e mbyllur)
QARKU I KORÇËS
Në Qarkun e Korçës PS mori 6 mandate, ndërsa PD-ASHM 4 mandate.
Deputetët e PS në qarkun e Korçës
Niko Peleshi (lista e mbyllur)
Romina Kuko (lista e mbyllur)
Genti Lakollari (lista e mbyllur)
Ilirjan Pendavinji 12607 vota
Bledi Çomo 11232 vota
Besa Spaho 7957 vota
Deputeti i PD-ASHM në qarkun e Korçës
Ivi Kaso (lista e mbyllur)
Ledina Alolli (lista e mbyllur)
Bledjon Nallbati (lista e mbyllur)
Fidel Kreka 7009 vota
QARKU I KUKËSIT
Në qarkun e Kukësit PD-ASHM mori 2 mandate dhe PS vetëm 1 mandat.
Deputeti i PS në qarkun e Kukësit
Eduart Shalsi (lista e mbyllur)
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Kukësit
Flamur Hoxhaj
Isuf Çelaj 8004 vota
QARKU I LEZHËS
Në qarkun e Lezhës PS mori 3 mandate, ndërsa PD-ASHM mori 4 mandate.
Deputetët e PS në qarkun e Lezhës
Ulsi Manja (lista e mbyllur)
Ermal Pacaj (lista e mbyllur)
Admir Kadeli 7586 vota
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Lezhës
Agron Gjekmarkaj (lista e mbyllur)
Elda Hoti (lista e mbyllur)
Gjin Gjoni 10285 vota
Kastriot Piroli 6412 vota
QARKU I SHKODRËS
Rezultati në Shkodër u nda 5 mandate për PD-ASHM dhe 4 mandate për PS, e cila nxjerr deputetë vetëm nga lista e sigurt.
Deputetët e PS në qarkun e Shkodrës
Marjana Koçeku (lista e mbyllur)
Onid Bejleri (lista e mbyllur)
Xhenis Cela (lista e mbyllur)
Bujar Rexha (lista e mbyllur)
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Shkodrës
Luçiano Boçi (lista e mbyllur)
Kliti Hoti (lista e mbyllur)
Greta Bardeli (lista e mbyllur)
Ramadan Likaj (lista e mbyllur)
Bardh Spahia 11119 vota
Deputetët e PSD në qarkun e Shkodrës
Tom Doshi
Sabina Jorgo
QARKU I VLORËS
Rezultati në Vlorë u nda 9 me 3 për Partinë Socialiste. Në këtë qark, Berisha humb edhe një deputet nga lista e sigurt, Atird Hoxha.
Deputetët e PS në qarkun e Vlorës
Bledar Çuçi (lista e mbyllur)
Zamira Sinaj (lista e mbyllur)
Erjona Ismaili (lista e mbyllur)
Pirro Vengu (lista e mbyllur)
Damian Gjiknuri 12408 vota
Vullnet Sinaj 10941 vota
Ardit Bido 9212 vota
Brunilda Mersini 5538 vota
Vasil Llajo 6203 vota
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Vlorës
Bujar Leskaj (lista e mbyllur)
Vangjel Dule (lista e mbyllur)
Ina Zhupa (lista e mbyllur)
Partitë e reja përfaqësohen me vetëm 4 mandate, ndërsa mbetet për tu parë nëse mes tyre do të ketë bashkëpunim në parlament.
Xh.D/I.M/ReportTv.al
Sondazhi i ditës:
Berisha kalon për gjykim për dosjen 'Partizani', a do të ketë drejtësi?
-
Po
60%
-
Jo
31.5%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 473