TIRANE- Tymi i bardhë për votën e diasporës ende nuk po del nga Grupi i Dialogut, që përballë presionit të kohës thirri në ndihmë për të dytën herë Ilirjan Celibashin. Pasditen e sotme Kryekomisioneri i la në tryezë grupit të dialogut dokumentin përmes të cilit sugjeron që regjistrimi i zgjedhësve nga jashtë të bëhet përmes një aplikacioni të krijuar nga KQZ, ndërsa emigrantët të votojnë përmes internetit ose postës, disa ditë radhazi para datës së zgjedhjeve, me disa herë mundësi për të votuar, nga ku do të numërohet votimi i fundit.
“KQZ propozon që votimi të bëhet me elektronikë ose me postë. Periudha e votimet nga jashtë të zgjasë disa ditë para datës së zgjedhjeve brenda vendit. Votuesi nga jashtë do mund të votojnë në aplikacion disa herë, por numërohet vetëm vota e fundit", sqaroi Celibashi në dalje të mbledhjes që zgjati 3 orë sot pasdite në kryesinë e kuvendit.
Por sa kënaqin opozitën e mazhorancën këto propozime? Të dyja palët nuk I thanë as po as jo këtij manuali, por ngritën pikëpyetje.
"Edhe Celibashi e tha se baza është sistemi i gjendjes civile, mund të përdoret KQZ si agjent për të komunikuar me ata që shprehin dëshirë. Jemi duke e studiuar, PS është me parimin që çdo qytetarë që jeton jashtë vendit që i nënshtrohet dy tre hapave verifikues, që janë identitet dhe adresa ku ai banon dhe që voton nëpërmjet një sistemi të besueshëm postar të mund që të votojë.
Opozita e thash edhe më parë që kur vjen çështja për zgjedhje kërkon që të ketë një shtet paralel. Pra ne i besojmë postës shqiptare dhe sistemit e-Albania, pronën, pasaportën, kartën e identitetit dhe kur vjen puna tek votimi opozita kërkon një shtet të ri, një agjent i ri. Hajde ta diskutojmë, këtë agjentin e ri, por pyetja është pse të harxhojmë kap para kur po përdorim të njëjtat sisteme. Edhe sistemi i postës shqiptare është i besueshëm, thotë Gjiknuri.
"Shumica dërrmuese e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë sot e kanë të drejtën e votës thjesht në letër dhe të pamundur për shkak të bllokimit të çdo procesi nga qeveria. Shpresojmë të gjejmë një zgjidhje dhe kjo të jetë e thjeshtë”, tha Bylykbashi.
Pa dakortësi palët janë edhe për çështjet e tjera të Reformës Zgjedhore si rikthimi I koalicioneve parazgjedhore, që Rithemelimi e kërkon si kusht të panegociueshëm, por që për Damian Gjiknurin është një tekë opozitare.
Propozimet teknike për votën e diasporës ( Votimi i diasporës)
Propozimet teknike për votën e diasporës (Regjistrimi i diasporës)
PS i qëndron votimit të diasporës me postë.
Damian Gjiknuri në përfundim të mbledhjes së grupit të dialogut tha se ky është variant më I mundshëm.
“Varianti më i mundshëm dhe potencial për tu parë mbetet variant klasik me postë dhe regjistrimi përmes një sistemi që krijon transparencë. Baza është sistemi i gjëndjes civile. Çdo deklarim adrese do të reflektohet në sistemin e gjëndjes civile. KQZ mund të përdoret si broker për të komunikuar me ata që shprehin dëshirën. PS është me parimin cdo qytetar shqiptar që jeton jashtë”
Votimi me poste,sipas modelit te SHBA-ve eshte me garantuesi per vullnetin zgjedhes te atyre qytetareve me te drejte vote, qe nuk e kane lene shtetesine shqiptare. Shteti shqiptar duhet te kete nje data-baze te kopsitur mire edhe per kete kategori shtetasish shqiptare te shperndare neper Bote.
Përgjigjume poste nuk eshte e besueshme sepse ne zarf eshte emri i votuesit si dhe zarfi mund te hapet ne rinas apo doganen e rinasit kur vjen me avion posta apo ne poste dhe mjafton ti behet nje shenje fletes dhe vota del e pa vlefshme ose te gjurmohet personi per ke ka votuar .Kjo do ta bente voten jo te fshehte e para kjo e dyta une pershembull dua te votoje per zonen ku jam rezident ne qytetin tim dhe jo vota e emigranteve te mblidhet dhe te prodhoje nje apo dy deputet diaspore.nese behet une dua te votoje per zonen ku jam rezident ne shqiperi nga interneti ne menyre te fshete dhe te sigurt.dallaveret me poste si ha me njeri
PërgjigjuVota elektronike nga interneti është e sigurtë hahaha... Ato zyrat private që ofrojnë ndihmë me pagesë për shërbimet e e-albanias qe janë pa pagesë do votojnë dhe për votuesit kundrejt një shpërblimi.
Diaspora te votoje per ate atje ku jeton. Nuk kemi nevoje per voten e atyre qe nuk jetojne ktu. Nese duan te votojne te vijne te jetpjne ktu sikur edhe ne.
PërgjigjuO koktul. Po milona euro qe sjellin ato ne shqiperi dhe kan mbajt ne kembe per vite me rradhe ekonomine shqiptare me milona euro te sjella ne shqiperi?
Ç’do vendi i botes nga Afrika te azia dhe amerika e Europa i mundesojne voten aty ju jane ti rrot k.. Jan me shume se 1 miliard dollare ne vit qe vijne venga emigrantet per te mbajte me buke garipat que rrine ne kafe. Ky vend do ishte falimentu me kohe dhe ti duke pastru hale neper greqi apo itali
Kur keni mevoje i mbushni autobusat me dele per te votuar
Po ai nga Amerika si do vije do lere punen pastaj vajtje ardhje avioni 1.800 dollar per cfare,per nje vote ose te vije familjarisht te votoje i duhen 10 mije dollar apo si bere keto llogari .Pastaj ka nga Suedia ,Kina,Australia mos ti zeme keto te Anglise apo Europes meqe jane ketu prap duhen lek o shoku se per ato leke iken njerezia se nuk punon ne shtet dhe ha qyl si ty