Politikë

'Vota e diasporës nuk mund të anulohet', Përparim Çaça: Jemi në mes të dasmës! Nuk mund të zhbëhet

5 Shkurt, 22:30| Përditesimi: 5 Shkurt, 22:45

  • Share

Avokati Përparim Çaça foli në 'Repolitix' lidhur me kushtin e Berishës për votën e diasporës që të lejohet dhe regjistrimi i atyre shqiptarëve jashtë që kanë një pasaportë të huaj dhe jo shqiptare.

Ky kusht mund të rrezikojë votimin e kodit për votën e diasporës dhe mund ta rrezikojë këtë proces në zgjedhjet e 11 majit. Çaça theksoi se KQZ ka filluar një proces për të mundësuar votimin e diasporës me një modalitet të ri dhe i ka dhënë afat deri më 5 mars. Ai theksoi se ky proces nuk mund të ndalohet, pasi aplikacioni ka filluar dhe diaspora është duke u regjistruar. Ai krahasoi situatën me një dasmë që ka nisur dhe tani është shumë vonë për ta ndaluar.

'Ka filluar KQZ një proces. Ka vendosur që diaspora të votojë me këtë modalitet. I ka ftuar dhe i ka dhënë afat. Deri më 5 mars. Do ta anulojmë këtë dhe do thonë ishte lojë? Tashmë është bërë aplikacioni, është duke u regjistruar, nuk mund të zhbëhet. Jemi në mes të dasmës. Ose do bëhet zgjedhje me diasporën ose nuk ka fare.'


Lajmi kryesor:

Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin


G.K/A.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?