Procesi për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë për votën e Diasporës më 11 Maj vijon me intensitet të lartë, por edhe me gabime të shumta.
KQZ ka përsëritur apelin dhe këshillat për mënyrën se si bëhet ky regjistrim, por gafat e emigrantëve nuk mungojnë.
Komisioneri Ilirjan Celibashi ka postuar sot (6 Shkurt) një tjetër apel ndaj Diasporës, ku i këshillon të shohin mirë videot dhe manualet për regjistrimin në Platformën PER dhe deri te përfundimi i procesit, në dhënien e adresës.
Por kjo e fundit duket se është bërë edhe objekt ‘memesh’ virale. Këtë herë nuk mungojnë as tabakatë me xhezve dhe kafe ‘alla turka’, fotot familjare dhe selfie me telefon, adresa apo tabela rrugësh lagjeje, lokacione me Google dhe deri tek avllitë e banesave dhe stivat me dru!
“Lutemi aplikuesit t'i shohin me vëmendje para se të gabojnë me aplikimin e tyre si në fotot në vijim”, shkruan ai ndër të tjera.
Ky proces regjistrimi përfundon në datën 4 Mars dhe deri tani numërohen 97 mijë emigrantë që janë regjistruar dhe rreth 130 mijë që kanë aplikuar.
Postimi i Ilirjan Celibashit në Facebook dhe këshillat:
“Që nga data 11 Janar 2025 në Platformën PER, tek Butoni NDIHMË gjenden videot, tutorialet dhe manualet ndihmuese për regjistrimin si Votues Nga Jashtë. Lutemi aplikuesit t'i shohin me vëmendje para se të gabojnë me aplikimin e tyre si në fotot në vijim. Në PER mund të riaplikohet pa limit deri në 4 Mars 2025, ndaj KQZ Shqipëri sjell në vëmendje Butonin Ndihmë dhe Qendrën e Ndihmës Non-Stop të PER tek i njëjti buton. Shpërndajeni postimin për të informuar miqtë dhe të afërmit tuaj jashtë vendit".
Komente

kaq te trashe shqiptaret jashte shqiperise?! ore ilirijan shihe se mos po tallin hajdarin mor trim ... se kjo mban ere. ju rofshin listat, rezik nuk ja u dergojne dhe votat nga mbrapa... c'rendesi ka numri do hete prape.
Përgjigju