Celibashi dhe Michel Tarran

Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt

4 Qershor, 20:59| Përditesimi: 4 Qershor, 21:07

  • Share

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e ri të Prezencës së OSBE në Tiranë, Michel Tarran me të cilin bashkëbiseduan për mbështetjen e dhënë ndaj KQZ dhe rrugën në vijim.

Ndër temat e diskutimit ishte edhe vota e diasporës, nga ku Celibashi tha se koha për realizimin po shkurtohet dita e ditës.

‘Diskutuam me detaje mbi afatet e realizimit të reformës zgjedhore dhe votimit nga jashtë dhe ishim në të njëjtën frekuencë në lidhje me kohën për realizim, kohë e cila po shkurtohet ditë pas dite.’- tha Celibashi.

Ambasadori Tarran nënvizoi ‘se mbeten vetëm 10 muaj kohë për të nisur nga zero procesin e votimit të shqiptarëve jashtë vendit dhe se do të jetë tejet e vështirë për KQZ për t'u kryer, pasi votimi nga jashtë mbetet problematik nga pikëpamja teknike edhe për vende shumë më të zhvilluara se Shqipëria.’

Ambasadori i OSBE theksoi se forcat politike duhet të gjejnë marrëveshje sa më shpejt pasi procesi i përgatitjes së votimit nga jashtë kërkon kapacitete, kohë dhe shpenzime tejet të konsiderueshme.

Në takim u bisedua për projektet e përbashkëta të edukimit zgjedhor dhe trajnimit të administratës zgjedhore, me fokus krijimin e një strukture të përhershme të trajnimit, me qëllim rritjen e kapaciteteve të administratës zgjedhore në rrugën drejt depolitizimit të saj gradual.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?