Genta Vangjeli

Politikë

Vota e diasporës/ PD: KQZ po përpiqet të na pengojë ushtrimin e të drejtës së ankimimit! DHL shkeli kontratën duke pajtuar nënkontraktorë

31 Maj, 10:49| Përditesimi: 31 Maj, 11:10

  • Share

Partia Demokratike vazhdon pretendimet se kompania postare DHL, e pajtuar nga KQZ për shpërndarjen dhe mbledhjen e votës te shqiptarët në diasporë të regjistruar për zgjedhjet e 11 majit, ka shkelur kushtet e kontratës, duke nënkontraktuar kompani të tjera postare.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike akuzon dhe kryekomisionerin Ilirjan Celibashi se po zvarrit të drejtën për të kërkuar informacion të plotë nga kompania postare DHL lidhur me shpërndarjen dhe mbledhjen e votës te shqiptarët në diasporë, me qëllim që të pengojë Aleancën për Shqipërinë Madhështore që të depozitojë ankimimet për parregullësitë që mund të zbulojë.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Pas kërkesave të përsëritura të përfaqësuesve të PD pranë KQZ që prej datës 15 Maj, në datën 23 Maj, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u prononcua se shumë shpejt do të mbërrijë informacioni zyrtar për zbatimin e kontratës nr.1358/20 datë 4 Prill 2025 së lidhur ndërmjet AK KQZ dhe ‘Kontraktorit DHL International Albania shpk’.

Ndërkohë edhe pse DHL ka paraqitur një pjesë të materialit që prej datës 22 Maj, Komisioneri 6 ditë më vonë ‘bëhet mbarë’ për ti kërkuar DHL me anë të shkresës nr. 4444/4 që të dërgojë me prioritet të lartë informacionin për dërgesat e dorëzuara në të gjitha shtetet.

Fakti që KQZ përgjigjet 11 ditë me vonesë në datën 22 Maj për kërkesa të PD drejtuar me shkrim që në datën 9 Maj, sjell si pasojë pengesën e subjektit zgjedhor ASHM të ushtrojë efektivisht të drejtën e ankimimit dhe përgatitjes në kohë për këtë qëllim.

Ekzistojnë dyshime serioze se ka diferenca votash krahasuar me numrin e votuesve, prandaj kërkohet nga Komisioneri Celibashi të bashkëpunojë maksimalisht e pa vonesë në mënyrë që të identifikohen sa më parë këto të dhëna. Kujtojmë se deri tani kemi mjaftueshëm prova që vërtetojnë se kontrata numër 1358/20 datë 4 Prill 2025 e lidhur ndërmjet AK-KQZ dhe Kontraktorit DHL International Albania shpk nuk është zbatuar siç palët kanë rënë dakord në përputhje me kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të kontratës, specifikimet teknike etj.

Neni 23 i KP të kësaj kontrate parashikon veprimet që KQZ ndërmerr në rast se provohet se DHL është angazhuar në praktika të ndaluara, siç është fakt publik dhe i provuar zbatimi i shërbimit nga nënkontraktorë të palejuar nga vetë kontrata.

Aq më shumë sikurse parashikon neni 23.4 KQZ mundet të ndërpresë kontratën në çdo kohë nëse gjykon se ky veprim duhet ndërmarrë për ti shërbyer sa më mirë interesit publik.

Ilirjan Celibashi ‘ta ndajë mendjen’ pas gjithë shkeljeve të faktuara me prova nga PD , është kundër apo pro ligjit dhe interesit publik….

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?