Politikë

Vota e Diasporës/ PS feston numrin rekord të kërkesave për zgjedhjet, Balla nga Prato: 100 mijë regjistrime nga Italia!

22 Shkurt, 19:23| Përditesimi: 22 Shkurt, 19:31

  • Share

Itali- Ekipi i Partisë Socialiste për Diasporën në Itali festoi numrin rekord të kërkesave për regjistrim të emigrantëve nga ky vend. Plotë 100 mijë deri ditën e sotme (22 shkurt).

Kreu Politik i PS për Diasporën, ministri Taulant Balla, e njoftoi vetë këtë lajm me një video-postim në rrjetin social Facebook, në takimin që pati me Diasporën në Prato.

“100 mijë regjistrime nga Italia!”, shprehet ai në postimin e shkurtër, teksa në sallë ndodhen qindra mbështetës.

Ai ka përgëzuar të gjithë mbështetësit e Partisë Socialiste në diasporë me këtë rekord. Gati 40% e te gjitha kërkesave për t’u regjistruar në KQZ si votues nga jashtë vijnë nga vendi fqinj. 

Kurse Italia dhe Greqia të dyja së bashku kanë 70% të emigrantëve që kanë bërë kërkesa dhe janë regjistruar në KQZ.

Socialistet duket se presin një rezultat spektakolar nga këto dy vende.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Akerrni: 22/02/2025 20:13

    O Tao po le se e keni dhjerë fare muhabetin,gabimi me i madh qe mund të bënit para zgjedhjeve te sulmonit SPAK-un...bravo I thuaj Rames

    Përgjigju
    • Akrepi: 22/02/2025 22:11

      Rama duhet te vazhdoje akoma te sulmoje akoma individe te spak qe Kan ngren corben e prishur te saliut,,,spak duhet pastruar me njerez te rinj dhe te paster,,,rama ketu Ka fituar akoma me shume pike ndaj shqiptareve,,,kur vrasesit i 21 janarit sali ram shiqere birisha te shkoj ne Burg ndoshta do themi qe spak funksionon,,ndryshe eshte vrime ne uje,,

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?