Mbledhja e Komisionit të Ligjeve dhe dokumenti

Politikë

Vota e Diasporës/ PS-PD bashkuan votat te Ligjet për ndryshimet në Kod, zbardhet drafti me ndryshimet i dërguar në Kuvend (DOKUMENTI)

12 Shkurt, 09:05| Përditesimi: 12 Shkurt, 09:09

  • Share

Një ditë pasi socialist dhe demokratë bashkuan votat te Komisioni i Ligjeve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në lidhje me votën e Diasporës në zgjedhjet e 11 Majit, zbardhet edhe drafti.

Gazetarja e Report TV, Esiona Konomi ka siguruar këtë draft që i ka kaluar Kuvendit dhe gjendet në zyrën e kryeparlamentares Elisa Spiropali, teksa nesër pritet të miratohet në Parlamentar.

Socialistët dhe demokratët bashkuan votat në Komisionin e Ligjeve duke votuar të gjitha kërkesat e KQZ-së që lehtësojnë votën e diasporës. Emigrantët nuk do të paguajnë asnjë lek për pagesën e postës për kthimin e votës në Shqipëri.

Por, PS nuk pranoi që të votojnë edhe ata emigrantë që nuk kanë fare dokumente shqiptare identifikimi.

Edhe pse Sali Berisha e kishte deklaruar këtë si kryekusht e pa të, nuk do të votonte asnjë tjetër, deputetët demokratët bënë të kundërtën. Ata votuan afate të reja, bashkë me PS-në, për të dorëzuar emrat e kandidatëve që në 12 mars, në mënyrë që KQZ të prodhojë më shpejt fletën e votimi, për ta dërguar në kohë në diasporë.

PS i plotësoi opozitës kërkesën tjetër, që numërimi i votës së diasporës të bëhet me komisionerë partiakë. Ngelet për tu parë të enjten në seancë plenare nëse demokratët do ta ruajnë votën pro, kur pritet të vulosen rregullat e lojës për votën e 11 majit.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?