Politikë

Vota e diasporës/ Rama replikon me komentuesit: Mos i qaj hallin kalorësit, 3 arsyet pse emigrantët do votojnë

18 Janar, 10:59| Përditesimi: 18 Janar, 13:37

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka renditur tre arsye pse emigrantët shqiptarë do të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Në episodin e dhjetë të rubrikës “Sy s’Sy”, kreu i qeverisë Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi i cili ka shprehur shqetësim për votën e diasporës. Rama thotë se kush jeton jashtë ka kuptuar më mirë ndryshimin që Shqipëria ka pësuar ndër këto vite si në arenën ndërkombëtare ashtu dhe transformimin e brendshëm të saj.

Emigrantët e dinë mirë, madje shumica dërrmuese janë më të kthejllët sesa ne, të paktën në 3 gjëra themelore.

Janë më të kthjellët në vlerësimin e shkallës së përparimit të Shqipërisë.

Nga njëra anë patjetër nuk I kanë gërr mërret e përditshme të jetës së këtushme që na lodhin të gjithëve por kanë mundësi të shohin dallimin mes asaj kur vijnë dhe asaj që kanë parë kur kanë ardhur herën e kaluar

Ata nuk kanë iluzione për jetën atje ku janë, shpesh herë as nuk i kuptojnë ankesat tona për faktin që kafet e restorantet janë plot, por ata që rrinë më shumë ankohen, jo ska rrugë, s’ka ujë, s’ka bukë, s’ka punë.

E dyta: Emigrantët punojnë fort, s’ka kushërinj, punë në shtet o rashë e vdiqa. Paguajnë fatura pas faturash e lodhen shumë fare për të përballuar kostot që janë rritur ekspotencialisht në Europë në krahasim me pagën që marrin

Emigrantët dinë ta vlerësojnë më shumë rëndësinë e imazhit dhe reputacionit të Shqipërisë jashtë kufijve, të cilët i shihnin si të ardhur nga një vend shenjtanësh. Sot ata e thonë me gojën plot që jam nga Shqipëria. Sepse Shqipërisë I kemi dhënë dinjitet që s e ka pasur kurrë në botën e jashtme dhe në majën e 2030 do e ngjisim në tryezën e bashkuar të familjes Europioane.

Mos i qaj hallin kalorësit se i varen këmbët. Emigrantët e dinë shumë mirë si ta bëjnë”   

Afati i fundit i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për tu regjistruar është 4 mars.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Roci. Xhepa: 19/01/2025 19:35

    Diaspora noc rokun do ti japi qeverise dhe rilindejes

    Përgjigju
  • Roci xhepa: 19/01/2025 19:31

    Mire e Ka kryeministeri edhe na DHA dhene na perzuari nga shtepite tona tani kerkon edhe voten tone Jo or kryeministeri arrogante i pa' ditur shume i pa' afte per te drejtuar shqiperine pse keni drejtuar deri tani kjo nuk varet nga vota e shqiptare e keni bere lloi lloi kontrate me njerezit e krimit te droges me disa pacavure demokrat qe nderruat ligjin elektoral para zgjedhore se do ta kishit thyer qafen ne 2021 sepse keni marre vetem 44/100 e votave te shqiptare e .diaspora do te votoi ndryshimin .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?