Foto ilustruese

Politikë

Vota e Diasporës/ Kalojnë 20 mijë aplikime, KQZ refuzon 1600 persona për një ditë! KQZ rrëzon 1/3 e emigrantëve, shkak adresa e banimit

16 Janar, 18:25| Përditesimi: 16 Janar, 18:47

  • Share

Tiranë- Regjistrimi i emigrantëve në KQZ për zgjedhjet e 11 Majit po vijon me ritëm të lartë edhe në ditën e gjashtë të tij.

Numri i aplikimeve nga diaspora është rritur me shpejtësi, teksa sot (16 Janar), u kaluan 20 mijë kërkesa në KQZ, por me të njëjtin ritëm, u rritën edhe refuzimet. 

1 në 3 persona që kanë aplikuar, nuk janë pranuar, pasi në mënyrë masive ata nuk kanë ngarkuar në sistem një dokument të saktë që vërteton adresën e banimit. 

Numri i personave të refuzuar është mbi 2000, dhe 1600 janë kthyer pas vetëm gjatë 24 orëve të fundit. 

Të gjithë këta persona kanë të drejtë të riaplikojnë pranë KQZ-së, duke kontrolluar në llogarinë e tyre PER në KQZ, se çfarë kanë bërë gabim. 

Filtrin e KQZ e kanë kaluar me sukses 4 200 vetë, të cilët janë regjistruar si zgjedhës nga jashtë vendit, duke e hequr emrin nga lista e votuesve në Shqipëri. 

Procesi i regjistrimit, do të zgjasë deri më 4 mars. 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?