Politikë

Sula për Report Tv: Diaspora të votojë edhe me dokumente të huaja, PS ka nisur pazaret! Bala: KQZ s'verifikon dot pasaportën europiane

3 Shkurt, 17:52| Përditesimi: 3 Shkurt, 19:23

  • Share

TIRANË- Në seancën plenare të 11 shkurtit do të diskutohet edhe për një draft tjetër për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me qëllim që të mundësohet pagesa për votën e diasporës edhe në kthim. Nga ana tjetër, deputeti Dash Sula thekson në Report Tv se PD kërkon që të votojnë edhe emigrantët me dokumente të huaja, por që kanë shtetësi shqiptare dhe rezultojnë të regjistruar në regjistrin e gjendjes civile.

Nga Italia, për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti demokrat thotë se KQZ duhet ta heqë këtë kufizim në mënyrë që të votojnë sa më shumë emigrantë të jetë e mundur.

“Do kemi bllok propozimesh për të bërë të mundur të votojnë të gjithë bashkatdhetarët. Fëmijët e bashkatdhetarëve që kanë lindur në Itali, por janë regjistruar në regjistrin e gjendjes civile shqiptare, por s’janë të pajisur me kartë apo pasaportë shqiptare

Në dokumentet që deklarohet shtetësi shqiptare, pavarësisht se ka dokument italian, apo gjerman, me atë dokument në banka bën transferime parash apo shet pronë. Do të thotë që ka vlerë të saktë, kurse KQZ e ka përjashtuar një mundësi të tillë që të regjistrohen me pasaportë të vendeve të be. Kjo pasaportë ka vlerën e saj në çdo vend që kalon në BE.

Duhet që KQZ të heqë këtë kufizim dhe të regjistrohen ata bashkatdhetarë që nuk kanë pasaportë apo kartë shqiptare, por që rezultojnë të regjistruar në regjistrin e gjendjes civile në Shqipëri. Shumica janë me dokumente të skaduar”, tha Sula në Report Tv.

Sipas tij vota e diapsorës do të bëjë diferencë të madhe, sidomos për opozitën. Ndrësa hedh akuza në drejtim të qeverisë socialiste se ka nisur tentativat për blerjen e votës së diasporës.

“Do bënte diferencë të madhe, sidomos për opozitën. Po u propozohet 500 euro një votë, kanë të dhënat e certifikatave familjare. U kërkojnë 10 vota 5 mijë euro. Një pjesë e bashkatdhetarëve tanë i kanë refuzuar, kjo është votë bio. Deri dje nuk e thoja, por dje e kam marrë këtë informacion nga 3 persona që kam takuar në Verona dhe ma kanë shprehur këtë shqetësim. Është një votë që nuk kontrollohet plotësisht nga PS, jo se ne jemi në kërkim vetëm të kësaj vote. Por është e rëndësishme se për herë të parë po votojnë dh enjë pjesë e mirë neglizhojnë regjistrimin se është i vështirë”, shprehet Sula.

Për ish-kreun e PD në Kukës, Ibsen Elezi sa më shumë regjistrime nga diaspora të ketë, aq më pak e kontrolluar mund të jetë vota e tyre.

“Kukësi për shkak se është numër i vogël deputetësh dhe ndoshta interesi nuk është aq i madh për të komunikuar me diasporën. Është një periudhë që duhet të fokusohen tek diaspora se ka të bëjë me regjistrimin. Unë mendoj se sa më e madhe të jetë regjistrimi, aq më pak i kontrolluar mund të jetë vota e diasporës, është votë e njerëzve që s’kanë drejtpërsëdrejti një interes ekonomik ose personal. E shohin politikën nga jashtë dhe kjo e bën të rëndësishëm regjistrimin”, tha Elezi.

Gazetari Anri Bala thotë se KQZ nuk mund të identifikojë nëse janë false ose jo dokumentet europiane.

“Kujtoj kohën kur nisën mosbindjet civile, me bllokim rrugësh, rrahje policësh, zjarr tek stacioni i autobusëve. Këta vazhdojnë akoma. Thirrja nga PD e fundit ishte për mos edhe në ambasadat shqiptare jashtë vendit. Për mua të votojnë të gjithë, ju aty ishit me PS i hodhët pretendimet tuaja, ata hodhën të tyret, ratë dakord dhe tani jemi në këtë pikë. Kërkesa në gjykimin tim që të votohet me dokumentin e huaj, këtu nuk është se jemi në doganë që KQZ ka sistemin TIMS dhe mund ta verifikojë. Si mund ta identifikojë KQZ dokumentin e një shteti europian, a janë false apo jo. Vetëm TIMS e bën këtë, i bie të votojnë nëpër dogana pastaj”, tha Bala.

Ora 18:57
Bala ironi me protestën e PD: Argita s’do dalë me bluzën ‘Free Berisha’, por me ‘thirrjen’ hapni dyert se do vi unë pasi Berisha të humbë zgjedhjet

 

Me ironi e komenton gazetari Anri Bala protestën e thirrur nga Sali Berisha më 8 shkurt. Bala thotë se PD harroi mosbindjen civile, ndërsa me ironi thekson në Report Tv se maksimumi që mund të shohim nga protesta është që Argita Berisha nuk mund të dalë më me bluzën ‘Free Berisha’.

"Do vazhdojë ajo protesta që ka qenë me parë, bllokim rrugës, do thyejnë ndonjë kosh, do vjedhin ndonjë kosh plehrash do e çojnë tek oborri i shtëpisë. Tmerri që përjetuan qytetarët e Tiranës për bllokimin e rrugëve, këta prapë u ulën në tryezë me Ramën. U harruan me mosbindjen civile, kauzat, me opozitën e burgosur politikë, secili e hëngri gjeli e detit dhe u kthyen për të marrë mandatin e radhës.

Maksimumi që mund të shohim nga kjo protestë, është Argita nuk mund të dalë me bluzën ‘Free Berisha’, do dalë tani me hapni dyert në PD se do vi unë pasi Berisha të humbë zgjedhjet. Se e ka të sigurt humbjen në 2025”, tha Bala.

Ora 18:00
'Në listën e sigurt ta zuri vendin Meta', Dash Sula i përgjigjet gazetarit: Po fitoi Rama do iki nga Shqipëria

Ilir Meta përflitet se do të ketë një vend të sigurt në listën e sigurt të PD për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Me batuta, gazetari Anri Bala i thotë deputetit Sula se vendin e sigurt ia ka zënë Meta. Bala shprehet se ndërkohë që demokratët do votohen në primare, Meta katapultohet në listë të sigurt.

Nga ana tjetër, deputeti Sula thotë se ka asnjë merak për t’u bërë deputet dhe nëse PS fiton sërish, shprehet se do të largohet nga Shqipëria.

Anri Bala: Ta ka zënë vendin Meta.

Dash Sula: Ta marrë kush të dojë.

Anri Bala: Ta ka zënë Meta se ike në Verona.

Dash Sula: Ta zë kush të dojë, unë bëj detyrën si opozitar. E keqja është Rama, unë skam qëllim të bëhem deputet.

Anri Bala: Nuk e ke merak, që kandidatët e PD do kalojnë përmes një site, përzgjedhje nga anëtarësia, kurse Meta katapultohet nga 313 në listë të sigurt të PD. Edhe Dule e Mediu me shokë. Të duket e drejtë kjo?

Dash Sula: Ne nuk e dimë si do jetë marrëveshja. Unë them që ne sot si opozitë kemi nevojë për çdo votë opozitari, edhe në fund të botës. E mira është që gjithë forcat politike opozitare duhet të bashkohen bashkë.

Anri Bala: Edhe Basha?

Dash Sula: Nuk kam merakun tim për tu bërë deputet, sot Shqipëria është në udhëkryq. Nëse nesër fiton PS, mijëra do ikin, edhe unë do iki se nuk jetohet më.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 03/02/2025 18:48

    Hahaha,do iki Dashi nga Shqipnia.Kush t'pranon ty o Dash,je shume katunar.Rri n'Shqipni o gjel Peqini,se ke shume pare.Ikja jote eshte pa kuptim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?