Nga takimi i deputetëve të PD në SHBA me Diasporën

Politikë

Vota e Diasporës/ Bardhi, Tabaku dhe Nallbati takime në SHBA: 11 Maji moment i rëndësishëm për të ardhmen e vendit! Regjistrohuni, votoni ndryshimin

12 Shkurt, 13:39| Përditesimi: 12 Shkurt, 13:50

  • Share

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetët Bledion Nallbati e Jorida Tabaku, vijuan takimet për votën e diasporës në SHBA, teksa diskutuan me shqiptarët në Connecticut. 

Bardhi ftoi shqiptarët të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit, duke i garantuar se vota e tyre do t’i japë mundësinë Partisë Demokratike, të ndryshojë realitetet në Shqipëri.  

"Vota juaj, do t’i mundësojë Partisë Demokratie, të bëjë realitet ndryshimin e Shqipërisë. Ju jeni forca kryesore. Sot ka më shumë shqiptarë që jetojnë jashtë se ata që jetojnë në Shqipëri, e si e tillë fatmirësisht tashmë jeni të përfshire dhe vendosni për jetën politike në vendin tonë. Prandaj ju kërkoj të mos e neglizhoni, ju kërkoj të regjistroheni dhe të votoni në masë në zgjedhjet e 11 majit. Shqipëria ka nevojë për ju dhe ju duhet të jeni aktivë", tha Bardhi. 

Deputetja Jorida Tabaku, foli për planin emergjent të Partisë Demokratike, ku përfshihen edhe emigrantët.  

"Ky program është në shërbim të meritokracisë, një vlerë që ju e prekni çdo ditë në SHBA, por që në Shqipëri mungon. Ne flasim me programin tonë për xhepin tuaj, për ekonominë e familjeve tuaja – një ekonomi që në Shqipëri është e shkatërruar, sepse një sistem i korruptuar e ka zhytur vendin në një kënetë. Prandaj kërkojmë votën tuaj, që së bashku ta ndryshojmë këtë realitet!", u shpreh ligjvënësja demokrate.

Kurse deputeti Bledjon Nallbati, tha se vetëm falë diasporës Partia Demokratike ka shansin që në 11 maj të bëjë realitet ndryshimin.

A.Q/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?