Vota e Dodik pamundëson njohjen e Kosovës nga Bosnje Hercegovina

17 Shtator 2020, 14:19| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 14:21

  • Share

Anëtari i presidencës tripalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, ka votuar kundër njohjes së Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të presidencës, të mbajtur sot

Anëtari tjetër i presidencës, Zhelko Komshiç, i cili edhe e ka bërë propozimin për shqyrtimin e njohjes së Kosovës, ka votuar pro, sikurse anëtari tjetër, Shefik Xhaferoviç.

Vendimi në presidencës trepalëshe merret me konsensus të tre anëtarëve.

"Dodik nuk e pranoi njohjen e Kosovës si shtet të pavarur. Ne votuam 2-1 për atë vendim. Dodik ishte kundër dhe kjo do të jetë një temë në javët e ardhshme”. 

Kërkesa për shqyrtimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës u bë nga anëtari i presidencës, Zhelko Komshiç, kjo pasi që anëtari tjetër i presidencës, Millorad Dodik ka kërkuar që në seancë të diskutohet zhvendosja e ambasadës së Bosnjës nga Tel Avivi në Jerusalem.

Komshiç tha se Dodiku iu referua marrëveshjes në Uashington, e cila u nënshkrua nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

"Kosova është një realitet, Kosova është një shtet i pavarur dhe të gjithë e dimë atë. Kushdo që ka frikë nga një vendim si njohja e Kosovës nuk duhet të ulet në Presidencën e Bosnje dhe Hercegovinës", tha Komshiç.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?