Vota e emigrantëve, diaspora dyshuese: Mund të dështojë! KQZ të përballojë edhe postën për kthimin e votës

18 Shtator, 15:34| Përditesimi: 18 Shtator, 15:56

  • Share

“Diaspora për Shqipërinë e Lirë” e cila fitoi betejën në Gjykatën Kushtetuese për të imponuar votën e emigrantëve, nuk e fsheh dyshimin, se pavarësisht kartonëve jeshilë në parlament të ngritura me konsensus të palëve, procesi mund të dështohet sërish nga partitë politike në Komisionin Rregullator në KQZ.

“Vijimin ja kanë lënë KQZ-së, ndoshta për të thënë që ja ne detyrimin ndaj Gjykatës Kushtetuese e plotësuam. Po, unë po e them, e kemi këtë shqetësim, por nuk dorëzohemi dhe jemi në punë që prej ditës një, kur i kaloi topi sërish KQZ-së, që ne të ndihmojmë në këtë proces”, shprehet Florian Haçkaj nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë.

Florian Haçkaj ju bën thirrje emigrantëve që të mos dekurajohen dhe ta përdorin kohën nga tani e deri në janar që hapen regjistrimet, për të kontrolluar nëse i kanë në rregull dokumentet.

“Janë procese që mund të duken të vështira, dhe për herë të parë njerëzve do t’ju duken të çuditshme se nuk i kanë bërë ndonjëherë. Dokumenti i vlefshëm i huaj nuk të bën të njehsueshëm për shtetin shqiptar. Ligji është i qartë, që minimumi një dokument shqiptar, pasaporta ose ID duhet të jenë të vlefshme”, shton ai.

Aktivistët e diasporës kanë një apel edhe për organet shtetërore.

“Të mundohen ta heqin atë që për mendimin tonë gabimisht e futën në ligj ku kostoja e kthimit të postës është tek qytetarët. Ta heqin për të inkurajuar të votojnë sa më shumë. Nuk mundet që ata që jetojnë këtu nuk kanë kosto, kurse ata që votojnë nga jashtë ta kenë. Qoftë edhe si një borxh që i kanë diasporës për remitancat”, theksoi më tej ai.

Shoqatat e diasporës janë shtrirë deri më tani në 24 shtete për të mobilizuar emigrantët të votojnë.

“Kanadaja, Amerika, Itali, Greqi, Gjermania është rritur shumë, kurse Zvicra e Austria ka, por prapë...gjithsesi sot me rrjetet sociale ti arrin edhe në Kinë me rrjetet sociale”.

Por a kanë aktivistët e diasporës ambicie për të hyrë në parlament pranverën e ardhshme?

“Nuk kam ambicie por kam detyrë të angazhohem. Ne jemi opozitarë sot, me këtë qeveri tani, por nesër do të jemi opozitar me çdo qeveri tjetër”, përfundon Haçkaj.

KQZ ka marrë deri tani 250 milionë lekë nga buxheti i shtetit për të realizuar votën e diasporës.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gini: 18/09/2024 17:11

    Po ne France apo Beligjike ka ndonje shans te votojmë?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?