Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi e sheh me skepticizëm realizmin e votës së emigrantëve për zgjedhjet parlamentare 2025. I ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Idrizi tha se dy partitë e mëdha, PS dhe PD i kanë pasur të gjitha mundësitë për të realizuar votën e emigrantëve.
“E shoh akoma me skepticizëm, po të duan e bëjnë dhe nesër. Deri më sot kemi një vendim të GJK që ka dy vite që ka dalë, po të donin dy partitë e mëdha e bënin. Ne jemi spektatorë, këta që e kanë në dorë i kanë pas të gjitha mundësisë për ta bërë. Këtu ka një diskutim tjetër që nuk bëhet. Në vendet që kanë emigracion të zhvilluar nuk voton ai Londër se kush do më qeverisë mua në Shqipëri. Nëse është një numër normal, 2%, 4% votohet në ambasadë. Ne kemi detyrim që ata të sjellin në Shqipëri problematikat e tyre”, tha Idrizi.
Po ashtu, Idrizi u shpreh se votimi dhe numërimi elektronik është i nevojshëm.
Lajmi kryesor:
‘Duhet ekip i ri opozitar për të mundur Ramën’, Idrizi ende i skeptik krah kujt do ‘rreshtohet’ për zgjedhjet parlamentare
SI.E./ReportTv.al