Duke u ndalur të vota e emigrantëve, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehu frikën e daljes së të dhënave të emigrantëve,
"Cila është infrastruktura që ne do të përdorim për këtë gjë? Nëpërmjet E-albania? (A rrezikojmë të na dalin të dhënave personale siç dolën në rastin e patronazhistëve? Do t’i regjistrojnë ambasadat tona, apo do të shkojnë shqiptarët të votojnë në ambasadat tona? Pra, sa i besueshëm është si proces", tha Kryemadhi.
Pandeli Majko i ktheu përgjigje, teksa tha se tani më "topi" është në dorën e KQZ, jo politikës.
" Një grua ose është shtatzënë, ose nuk është shtatzënë, grua pak shtatzënë nuk ka. Palët politike çfarë kishin për të rënë dakord kanë rënë, tani ato që priten janë aktet nënligjore që duhet t'i bëjë KQZ", tha Majko.
Përgjigjen ia ktheu edhe Celibashi.
"Do e shohim se ku do jetë topi nga sot e tutje, është e vërtetë që e gjitha është përgjegjësi e KQZ, por besoj që të gjithë kuptojmë që ka shumë rëndësi se në ca kohe i është vënë ky detyrimin, nëse është bërë vetëm për 6 muaj, përtej çdo dëshire është e pamundur, gjithsesi ca kaloi kaloi. faktet qëndrojnë, tani e tutje publiku dhe ne ndaj njëri tjetrit do të shikojmë se ku jemi të pozicionuar, kemi kohë para, por shpresojmë ta bëjmë me eficencë", tha Celibashi.
Lajmi kryesor:
KQZ: Duhet kod zgjedhor për votimet nga jashtë, të përfundojë në vjeshtën e 2023! PS: Të nisim punën! PD-LSI: Diaspora, zonë zgjedhore më vete! Jo votim me postë
B.K./ReportTv.al