Dy ditët e fundit ka nisur një ofensivë e vërtetë në rrjete sociale dhe media online, duke cekur ҫështjen e votës së emigrantëve.
Ky “lum” i sertë, i derdhur në rrjet këto 48 orë, ka një rezultante dhe në thelb sulmon fort qeverinë e Edi Ramës.
Zëra pranë opozitës, që kryesisht jetojnë jashtë Shqipërisë, kanë akuzuar Qeverinë se po lë emigrantët pa votuar.
Problemi i votës së emigrantëve ka qenë një premtim elektoral i Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2013, por gjatë mandatit të parë nuk u arrit të prekej Kodi Zgjedhor për këtë ҫështje, si pasojë edhe e ҫadrës së ngritur nga PD-ja, që kërkoi rrëzimin e qeverisë “Rama”, por që më pas nga pakti i 17 majit arriti të marrë disa ministra, si dhe drejtorin e OSHE, ALUIZNI-it etj.
Në fushatën e vitit 2017, Rama deklaroi se ҫështja e emigrantëve do të adresohet në zgjedhjet e ardhshme, pasi nuk arritëm dot që ta bëjmë kësaj here.
Në vitin 2017, Rama i kërkoi opozitës që të nisin menjëherë të bëjnë reformën zgjedhore, sipas rekomandimit të OSBE/ODIHR-it, duke adresuar edhe votën e emigrantëve.
Por ka qenë opozita e cila bëri të ditur se vota e emigrantëve nuk mund të trajtohet, pasi nuk ka besueshmëri tek administrate, tek Ambasadat dhe posta, pasi mund të manipulohet. Kështu që kjo ҫështje sërish u shty dhe këto ditë nuk është adresuar gjatë debateve që janë zhvilluar në mbledhjet e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.
I pyetur për këtë ҫështje nga ana e TemA, bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, deklaroi se “ne nuk jemi tërhequr për votën e emigrantëve, por ja kemi kaluar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që ta zgjidhë me akte nënligjore ҫështjen e votës në distancë”.
Në fakt, pak kohë më parë edhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko, kërkoi nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Jashtme që të krijojnë infrastrukturën praktike dhe legale për të adresuar votën e emigrantëve shqiptarë jashtë vendit.
Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit përbëjnë thuajse gjysmën e listave zgjedhore që rregullisht votojnë në vend prej rreth 30 vjetësh.
Një pjesë e emigrantëve që jetojnë në Greqi edhe Itali, kanë ardhur të votojnë, qoftë edhe të organizuar nga grupe të ndryshme politike, por pjesa më e madhe nuk mundet që të vijnë.
Vende të ndryshme të rajonit, si Kroacia, Maqedonia, madje edhe Kosova e kanë të zgjidhur ҫështjen e votës së diasporës, duke përdorur ose votën me postë, ose votën në ambjentet e ambasadave dhe konsullatave.
Ҫështja pritet të diskutohet pas konstituimit të Komisionit Qëndror të ri të Zgjedhjeve, i cili pritet të rizgjidhet pas arritjes së konsensusit ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u kërkoi palëve politike në vend që të mos vënë kushte të reja por të arrijnë sa më shpejt një konsensus për reformën zgjedhore.
Rama dhe gjiknuri ekane te qarte se emigrantet nuk ja Japin voten RILINDJES
PërgjigjuUn them te kunderten
Cfare Emigrandesh duhan keta Vota... Emigrantet Jane te lodhur ketu e 30 vjete ..Ndryshe nuk do largoheshin nga Familia ,Prinderit dhe te afermit . Saqe ne shume fatekeqesi nuk Kane mundur te harojne ne Varim.. Lere pastaj me Spitalet ,,qe Jane dermuar njerezit poshte e larte ,per tju mbushur Bargkun Infermiereve apo Doktoreve ,qe nuk te kapnin me dore ,nese nuk i paguej nen dore.. Turp ..meqe kjo Qeveria qe eshte ka kontribuar shume neper Spitake,,apo ne Infrastrukturen e cdo Qyteti pothuaj.. Dhe e meriton Votat...vetem.se njerezit Kane Ankesa te pafund..per Financat..
PërgjigjuEmigrantet u bejne dhe u kanë bere mu...n mu në koke ketu e 30 vjet, palaço!
PërgjigjuPo perse te mos votojne edhe emigrantet ne te gjithe boten masanej manipulimi nuk eshte I mundshem sepse po te hapen kutite ne ambasade apo ne qendra ku do te zhvillohen nuk eshte I mundur manipulimi nese kane njerez te besueshem nga partite.
PërgjigjuPo cjane keto reforma qe behen ne vendin tone sa here ka zgjedhje. Pse osbe nuk thote ja kush jane rregullat po janu japim ne gati. Firmosini. Dhe keshtu mos kete asnje pazar. Por dhe europa i pelqen kur luan me ne. President dhe kryetar i kontrollit te lart te shtetit nga populli. nga populli. Dhe shikoheni pastaj sa trima do jene per te vjedhur. Po nuk e bejne se duan ti kene veglat me dore
Përgjigju