KQZ vijon punën për të bërë të mundur që emigrantët shqiptarë të cilët ndodhen jashtë vendit të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.
Por që emigrantët të votojnë ata duhet që të deklarojnë adresat e tyre. Në vijim të kësaj, KQZ i ka dërguar kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme te Gjendjes Civile, në lidhje me numrin e emigrantëve që kanë regjistruar adresën e përhershme jashtë vendit.
" Në kuadër të projektit për mundësinë e votimit nga jashtë vendit për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021, po ju dërgoj për njohje kërkesën drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme te Gjendjes Civile në lidhje me numrin e shtetasve që kanë rregjistruar adresën jashtë vendi", thuhet mes të tjerash në kërkesën e KQZ.
Vota e emigrantëve ka qenë një ndër pikat e pakta që ka bërë bashkë të gjitha palët në tryezën e Këshillit Politik, e përfshirë në marrëveshjen e "5 qershorit", megjithatë në dorë iu la KQZ-së së re për të bërë të mundur zbatimin e saj. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ngritur grupin e punës lidhur me mundësinë e votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë.
Një vendim i Qeverisë, i publikuar në fletoren zyrtare, i kërkon bashkëkombësve emigrantë të nisin vetëdeklarimet për adresat e tyre në portalin qeveritar e-Albania. Në aplikacionin E-Albania ka një dritare të veçantë, ku emigrantët do të kenë mundësi të regjistrohen.
Emigrantet u bojn m mu n kok!
PërgjigjuO Fredi pemthymi. Po si plas cari njeriu per ty. Ti duhet te jesh nga ata zhapiket qe pastron halet ne emigrim dhe kur vjen ne vere fryhesh e krenohesh. Pale mos thua qe ke harruar dhe gjuhen shqipe? Ptu, buburec m...