TIRANE - Mbledhjet e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve vijojnë të jenë thjesht procedurale, për sa kohë kryetari i KQZ, Klement Zguri, voton kundër çdo projektvendimi për shpërndarjen e mandateve për këshillat bashkiak.
Gjatë mbledhjes së të martës edhe 22 bashki të tjera në vend do të presin gjykimin e Kolegjit Zgjedhor për të marrë mandatet, për sa kohë në KQZ, nuk përmbushet kuorumi i kërkuar prej 5 votash.
Nesër në 10:30 diskutohen dhe 13 këshilla të tjerë bashkiak. Por ndërsa për këshillat bashkiak do të pritet fjala e Kolegjit Zgjedhor, kryebashkiakët e rinj vijojnë të marrin mandatet nga gjykatat e rretheve.
Ditën e sotme 3 kryebashkiakë të rinj të dalë nga zgjedhjet e 30 kanë konfirmuar mandatet e tyre. Ish gardisti i 21 Janarit Agron Malaj është konfirmuar si kryebashkiak i ri për qytetin e Matit. Po ashtu gjykata konfirmoi dhe mandatet e Flamur Golemit për bashkinë e Gjirokastrës dhe Gjolek Guçit për bashkinë e Memaliajt.