Jim Himes

Kongresmeni amerikan letër ambasadorit shqiptar në SHBA: Të mundësohet vota për Diasporën

11 Janar, 19:49| Përditesimi: 11 Janar, 19:56

  • Share

Kongresmeni amerikan Jim Himes, përmes një shkrese zyrtare drejtuar ambasadorit shqiptar në SHBA, Ervin Bushatit, ka kërkuar krijimin e infrastrukturës së nevojshme për të mundësuar dhe vlerësuar votimin e shqiptarëve që jetojnë në Diasporë.

Kjo kërkesë e kongresmenit amerikan drejtuar përfaqësuesit shqiptar në SHBA vjen pasi bashkëpresidenti i lëvizjes “Diaspora Për Shqipërinë e Lirë” zhvilloi një takim me Himes, duke i ngritur shqetësimin për mos zbatimin të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi përmbushjen e bazës ligjore për mundësimin e procesit të Votës se Diasporës.

“Në vigjilje të skadimit të afatit të Gjykatës Kushtetuese, Kongresmeni Amerikan i kërkon zyrtarisht Shqipërisë mundësimin e Votës së Diasporës!

Gjatë periudhës se festës së Nëntorit, Bashkëpresidenti I Diaspora Për Shqipërinë e Lirë u takua në Kongresin Amerikan me kongresmenin Jim Himes për të ngritur shqetësimin e mos-zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi përmbushjen e bazës ligjore për mundësimin e procesit të Votës se Diasporës. Ky shqetësim prek drejtpërsëdrejti komunitetin shqiptaro-amerikan dhe zëri i tyre u mor parasysh nga Kongresmeni!

Në përkrahje të procesit, Kongresmeni i ka dërguar një letër përfaqësuesit të shtetit shqiptar në SHBA, duke nënvizuar vendimin e gjykatës dhe nevojën e mundësimit të procesit sa më parë. Më poshtë gjendet një kopje e letrës së dërguar.

Duhet të jetë e qartë për këdo se Shqipëria, pa zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe pa mundësimin e Votës së Diasporës, do t’i ketë të mbyllura dyert e integrimit.

Gjejmë rastin të falenderojmë Kongresmenin për përkrahjen e procesit”,- thuhet në postimin e bërë nga lëvizja që faqen zyrtare të saj në rrjetin social “Facebook”.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • fuat: 12/01/2024 12:07

    Plerat e monarkove grek....

    Përgjigju
  • Eri: 12/01/2024 07:43

    Dora e grekut edhe ketu. U lodhen pro-greket duke ardhur me autobus. Duan qe mllefin per vendin ta percojne nga shpite e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?