Politikë

'Vota për numrin 5 dhe 1 është për t’i prer krahët SPAK', Basha: Për 4-ën do mbush plot 7x7=313

4 Maj, 21:26| Përditesimi: 4 Maj, 22:14

  • Share

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama. Nga shtabi elektoral i kandidatit për deputet Fatmir Gjoçi në Kamëz, Basha i thotë kryeministrit se votën e do për t’i pre krahët SPAK-ut.

Ai më tej shprehet se vota për numrin numrin 5, është votë për të hapur dyert e 7x7=313, ndërsa vota për numrin 1 është për të nxjerr nga burgu Ilir Metën.

Sipas Bashës, shqiptarët e kanë të qartë që Shqipëria ecën përpara vetëm duke mbushur plotë 313-ën me votën për numrin 4.

“O Rame, ku i ke shokët mo Ram? E ka marrë vesh gjithë dynjaja, i madh dhe i vogël, tek 7x7=313 o Rame. O Rame, e kanë marrë vesh që e do votën për t’i pre krahët SPAK-ut! E dinë mirë shqiptarët, vota për numrin 5, është votë për të hapur dyert tek 7x7=313. E ka marrë vesh i madh dhe i vogël, e ka marrë vesh dhe bufi që vota për numrin 1, është votë për të nxjerr nga burgu Ilir Metën e për të rehabilituar Vis Roshin. Po jo mo Ram, i keni bo hesapet pa njerëzit. Po vjen 11 maji, e kanë marrë vesh i madh dhe i vogël, Shqipëria ecën përpara vetëm duke e mbushur plotë 313-ën. Vendoi gishtin kokës Rame, sytë 4, 7x7=313” , shprehet Basha.

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?