Mjaftoi që një proces tërësisht normal kushtetues të kthehej në një kauzë me mullinjtë e erës të opozitës ose me saktë e copave të saj. Ti marrësh të ndara qëndrimet e dy partive demokratike, kupton qartë se mungon qasja reale ndaj politikës dhe më kryesorja mungon të bërit opozitë cilësore. Partia Demokratike e drejtuar nga zoti Berisha, fillimisht e konsideroi antikushtetues firmën e presidentit Ilir Meta, për të pranuar lirimin nga detyra si Shef i Shtabit i Gjeneral Bajram Begajn. Vijoi më tej duke hedhur dyshime pas lajmeve të dala në media se ndaj presidentit të zgjedhur ka akuza në SPAK për përfshirje në shitjen e pronave të ushtrisë. Po përse zoti Berisha nuk e përmend emrin e denoncuesit të “aferrave” të shitjes së tokave strategjike të ushtrisë? Sepse është ai Artur Meçollari, që vetë Berisha me të tijtë e kanë akuzuar si spiun, te negociatat për detit me Greqinë në 2018. Madje sipas tyre kishte detyrë të shiste detin, me porosi të Ramës, ndërkohë që vetëm 2 vite më parë ai u shkarkua nga detyra! Por pavarësisht deklaratave, Berisha nuk tha asnjëherë se presidentin Ilir Meta do ta denonconte në Gjykatën Kushtetuese, për këtë paudhësi ndaj kushtetutës!
Pjesa tjetër e opozitës, e drejtuar nga zoti Alibeaj zgjodhi rrjetet sociale, duke parë valën e të nxehtit saharian me shumë gjasa kanë qenë jashtë Tiranës, buzë detit, dhe pasi kanë parë njoftimet për seancën kanë “reaguar” menjëherë ndaj “shkeljes” së rëndë nga mazhoranca që zgjodhi një ushtarak të lartë në detyrë! Binte në sy gjuha e zotit Alibeaj, e njëjtë me atë të zotit Basha, me një zhargon nën mesatarin për një politikan me eksperiencë duke shkruar diçka, sa për të patur reagim. Më e qarta ndonëse e detyruar nga qasja e zotit Meta ishte LSI. Monika Kryemadhi ndër të rrallat herë në drejtimin e LSI mori pjesë në votim, e deklaroj votën e saj. Politikisht korrekte!
U desh një votim i rëndësishëm në parlament, i fundit për sesionin parlamentar për të nxjerr në pah realitetet e zymta të spektrit opozitar në vend, ku as 10 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, është i paqartë, pa vizion dhe pa asnjë lloj strategjie, si do ta rrezoj qeverinë Rama 3.
Më shumë dilema padyshim që votimi kanë socialistët, të cilët po nxitojnë ta “shesin” si të tyrin presidentin Bajram Begaj, por që faktet janë krejt ndryshe. Nga CV e gjeneral Begaj, kuptohet se ai futet te ajo shtresë e shoqërisë shqiptare që edhe pse e vogël në numër, janë jashtë ndikimit përcaktues të politikës. Me një karrierë mbi 33 vite në shtet, zoti Begaj vjen nga shtresa që në fakt politikës i qëndron larg, fundja vetëm telashe sjell. Prandaj një këshillë miqësore me ata që shkruajnë kundër zotit Begaj, mos u sforconi në këtë fazë nuk ka të meta, ato do të duken rrugës karshi mazhorancës me një mandat të 3-të hallemadh.