VIP & Spektakël
Top 24

Votat e Eurosong janë numëruar gabim, ndryshon renditja për Shqipërinë (FOTO)

23 Maj 2019, 09:14| Përditesimi: 23 Maj 2019, 09:17

  • Share

Edhe këtë vit ka ndodhur një gabim në përllogaritjen e pikëve të thëna për konkurentët në Eurosong. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Eurovizion 2019. Pas numërimit të votave edhe një herë, ky është rezultati i saktë dhe final i natës finale. Shqipëria u rendit në vendin e 17-të. EBU është përgjigjur rreth gabimit në votimin e jurisë së Bjellorusisë në Eurovision Song Contest 2019. Ata tashmë kanë sqaruar gabimin që është bërë dhe rezultati ka ndryshuar. Kështu, Maqedonia e Veriut shpallet fituese e jurisë së profesionistëve duke u ngjitur një pozicion më lart në klasifikimin përfundimtar dhe Shqipëria renditet në vendin e 17-të.

"Votat e jurisë së Bjellorusisë u rrëzuan pas zbulimit të tyre nga një anëtar i jurisë që është në kundërshtim me rregullat e ESC. Për të qenë në përputhje me rregulloren e votimit, EBU bashkëpunoi me partnerin e tij të votimit për të krijuar një rezultat të përmbledhur (të llogaritur në bazë të rezultateve të vendeve të tjera me të dhëna të ngjashme votimi), që u miratua nga monitoruesi i votimit Ernst & Young, të përcaktojë votën e jurisë bjelloruse për finalen e madhe. EBU mund të konfirmojë që kemi zbuluar se për shkak të një gabimi njerëzor është përdorur një rezultat i gabuar. Kjo nuk ka ndikim në llogaritjen e pikëve që vijnë nga televotimi për të gjithë 41 vendet pjesëmarrëse. Si rrjedhojë, kjo nuk ndikon as te fituesi i përgjithshëm dhe as te katër këngët e renditura në vendet e para, të cilat mbeten të pandryshuara."

Kjo do të thotë që Maqedonia e Veriut është fituese e jurisë së profesionistëve dhe rritet me një vend në pozicionin final, duke u renditur në vendin e 7-të. Po kështu në klasifikimin final, Shqipëria renditet në vendin e 17-të duke u ngjitur një pozicion më lart.

1/3
Komento

Komente

  • A S: 23/05/2019 14:54

    Po pra. Se edhe une thashe c’ne Shqiperia ne vend te 18-te? Ne meritonim vendin e 17-te!

    Përgjigju
  • minesota: 23/05/2019 13:49

    Ky gjoja festival vetem festival muzike nuk eshte... Atje ka vetem drita e efekte e shume, shume zhurme e asnje kenaqesi artistike. Duket si nje kakofoni e djallit me rremetet e tmerret e tij. Nje mut i madh i veshur me letra shumengjyreshe. N.q.s. doni te shikoni se si NUK DUHET te jete muzika e kenga, shikoni kete te ashtuquajturin 'eurosong', te vjen per te vjelle...

    Përgjigju
  • Tralala zura nje gale: 23/05/2019 11:08

    Sic duket edhe Eurosongu paska marre shembull nga Shqiperia ne numurimin e votave

    Përgjigju
  • Altini: 23/05/2019 10:46

    Ndihem shume krenar qe fituam vendin e 17! Hajde lajm hajde..

    Përgjigju
  • Ilo: 23/05/2019 10:45

    Nuk keni me cfare ta mbushni faqen na u bene thashethemet e Eurosongut si "rrezim i Rames" nga opozita he sot e he neser.

    Përgjigju
  • Turi: 23/05/2019 09:30

    Sa e rëndësishme paska qenë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?