Bllokimi i aksit rrugor në Kakavijë-Gjirokastër ka krijuar probleme të mëdha në qarkullimin rrugor. Ndërkohë në këtë protestë ka patur edhe një incident, ku një zonjë e moshuar nuk ka rënë dakort me bllokimin e rrugëve që po bënë opozita.
Sipas zonjës në fjalë pushteti nuk merret me dhunë. Ajo ndër të tjera u ka thënë simpatizantëve të PD-së e LSI-së që të lirojnë rrugën.
“Kush e organizon këtë? Unë të bëj urinën në shkurre? 90 vjeçe? Turp! Vota nuk merret me dhunë. Hajde re vlla na hapni rrugën, kur do e hapni rrugën?”, thotë qytetarja. Më pas hapja e rrugës është kërkuar edhe nga ana e policisë.
Lajmi kryesor:
Opozita bllokon rrugët 2 orë, Basha: S'ka 30 qershor! Të caktohet datë tjetër për lokalet dhe të parakohshmet /VIDEO
/r.k./ReportTv.al