Edi Rama dhe Bujar Leskaj

Politikë

Mbyllet numërimi në Vlorë, Rama më i votuari i PS-së, pas tij vjen Denaj! Në PD i pari Bujar Leskaj

29 Prill 2021, 16:30| Përditesimi: 29 Prill 2021, 16:33

  • Share

Në qarkun e Vlorës numërimi i votave preferenciale për kandidatët ka përfunduar dhe një kuti ka rezultuar e pavlefshme. Në Partinë Socialiste Kryeministri Edi Rama është më i votuari me 11412 vota. E dyta është Anila Denaj e cila ka 6428 vota duke kaluar edhe drejtuesin e politik Damian Gjiknurin, i cili renditet i treti më i votuari me 6009 vota. Ndërkohë që në PD më i votuari është Bujar Leskaj me 5254 vota. Në asnjë prej listave nuk ka ndonjë kandidat që ka thyer herësin.


Lajmi kryesor:

Dy qarqe pa numëruar votat e kandidatëve/ Thyejnë herësin Boçi, Xhafaj dhe Rakipi! Ilir Beqaj nuk futet në Kuvend, edhe Spahia i PD nuk ia del


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?