TIRANË-Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka dërguar një udhëzim të gjithë numëruesve të votave.
Ai ka njoftuar se për ato KZAZ që kanë përfunduar numërimin për partitë, për kandidatët do të nisë ditën e nesërme në orën 09:00. E ndërsa, në ato KZAZ që ka filluar aktualisht, ky proces do të vijojë deri në orën 00:00, për shkak të mbingarkesës që kanë pasur dhe për të shmangur edhe gabimet.
Këto janë zgjedhjet e para, ku votuesi ka pasur mundësi për të votuar edhe për kandidatin, jo vetëm për partinë. Me anë të këtij ndryshimi, është bërë i mundur që lista e kandidatëve të renditura nga kryetari i partisë, të ndryshojë në varësi të votave të marra.