Politikë

'Votim elektronik o lale'/ Rama: Kur Luli takonte fshehurazi doktoreshën në kohën e çadrës

9 Mars 2019, 12:12| Përditesimi: 9 Mars 2019, 14:43

  • Share

Kryeministri Edi Rama tha sot se në kohën kur PD-ja ishte në çadër, Basha takonte fshehurazi Monika Kryemadhin, që sot është kryetare e LSI-së. "Kemi përgatitur reformën zgjedhore. Por, Luli varet ca kasete fut, atëherë kishte atë 'votim dhe numërim elektronik o lale se ndryshe nuk bëhet gjë'. Dhe ne kemi studime dhe jemi gati ta testojmë, por ai ka ndërruar kasetën ndërkohë. Tani është kaseta e re. Kur këndonte kasetën e vjetër doktoreshën e takonte fshehurazi, ndërsa tani doktoresha e mban për krahu nuk e lë" tha Rama.


Lajmi kryesor:

'Bëni një hap pas'/ Rama i përgjigjet Metës: Qeveria bën vetëm hapa përpara


/b.ha./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?