Qytetarët e komunës së veriut të Mitrovicës dhe Podujevës, nën masat anit-COVID, sot do të zgjedhin kryetarin e tyre, i cili do të ketë mandat deri në zgjedhjet e ardhshme komunale të vitit 2021. Sot në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit, në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune të këtyre dy komunave.
Komuna e Mitrovicës Veriore ka mbetur pa kryetar nga muaji qershor, pasi Goran Rakiq nga Lista Serbe është emëruar zëvendës kryeministër dhe ministër i Administratës dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, ndërsa Milan Radojeviq i Listës Serbe, Florent Azemi i PDK-së, Erden Atiq i Vetëvendosjes dhe Dushan Millunoviq kandidat i pavarur, janë në garë për mandatin e kryetarit.
Në këtë komunë janë 7 Qendra të Votimit me gjithsej 27 Vendvotime, ku të drejt vote kanë 23,313. Për kryetar të kësaj komune garojnë Milan Radojeviq nga Lista Serbe, Florent Azemi nga PDK, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Dushan Milunoviq si kandidat i pavarur.
Gjithashtu, edhe komuna e Podujevës, ka mbet pa kryetar që nga muaji qershor, pasi Agim Veliu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është emëruar ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës. Në garë për të parin e komunës, janë Naim Fetahu i PDK-së, Nexhmi Rudari i LDK-së dhe Shpejtim Bulliqi i LVV-së.
Në garë për kryetar të Komunës së Podujevës janë Nexhmi Rudari nga LDK, Shpejtim Bulliqi nga LDK dhe Naim Fetahu nga PDK. Në këtë komunë janë 45 Qendra të Votimit me gjithsej 115 Vendvotime., ku të drejt vote kanë 87,381 persona.
Duke pasur parasysh se Kosova po përballet me një valë të rasteve të shumta me COVID-19, komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar udhëzimin për masat mbrojtëse për parandalimin e infektimit me COVID-19 për votuesit dhe stafin zgjedhor në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.