E diel, ora njëmbëdhjete. Drejtohem për te qendra e votimit, te Kompleksi Olimpik pranë kopshtit botanik në Tiranë. Këtë ma kanë bërë të ditur qysh para dy javësh me një shirit letre të shkruar ku është emri, numri i qendrës së votimit dhe numri im në listën e votuesve. Janë shtatë qendra votimi atje, gjë që do të thotë se ka dyndje. Njerëzit vijnë grupe – grupe sipas familjeve. Ja, kjo familje që ecën para meje ka shtatë votues dhe ata do të votojnë të gjithë njëlloj. Lum ai që do t’i marrë votat e tyre.
Te qendra ime e votimit ka radhë. Janë nja dhjetë e dymbëdhjetë vetë duke pritur te dera e saj. Ja ku më vjen radha. Anëtari i komisionit të votimit merr kartën time të identitetit , e fut te apartati që duhet të identifikojë kartën me personin dhe më thotë të vendos gishtin e madh të dorës së djathtë në një vend atje, te aparati. Ashtu bëj. Aparati nuk identifikon gjë. Më thotë të ndërroj gishtin dhe ashtu bëj. Përsëri agjë. Kotrolloj edhe me gishtat e tjerë të të dyja duarve. Prapë asgjë. Anëtari i Komisionit më thotë të filojmë edhe një herë nga e para. Përseri asgjë. Pra unë qenkam person i dyshimtë! Kjo do të thotë se kalojnë nja pesë miuinuta që është bllokuar votimi. Njerëzit në radhë shtohen, ata po bëhej nervozë, ata shfryjnë të nervozuar pse po votohet votimi. Nervoziteti më hipën edhe mua, personit të “dyshimtë”.
Mendoj, ashtu i nervozuar: unë kam në dorë kartën e identitetit të shtetit shqiptar. Ajo është e rregulllt, e ka lëshuar shteti. Tani ky shtet vë në dyshim kartën time, dmth, ai dyshon se mos vallë unë kam fallsifikuar kartën e identitetit për të votuar! Ç’është kjo çmenduri! Ç’është ky shtet që vë në dyshim dokumentet e identifikimit qe vetë ka lëshuar për qytetarët. Më në fund gjendet një zgjidhje “manuale”: më japën një copë letër të vogël si kupon që ta firmos dhe pastaj më lejonë të votoj. Kaloi stresi i krijuar. Atyre që vijnë pas meje nuk u lind ky problem. Pra është punë aparati vetëm për mua.
Nga lajmet në televizor mësoj se rreth 800 makina të identifikimit të kartave të identitetit në të gjithë vendin kanë njerrë të tilla probleme. Kam votuar në Tiranë edhe në vitin 1991, në zgjedhjet e para pluraliste, edhe dy herë në vitin 1992, për parlamentin dhe pushtetin lokal, një herë në referendumin e vitit 1994. Nuk ka patur marrëzira të tilla në procesin e votimit. Ato kanë dalë më vonë, janë pjelle e mendjeve djallëzore të politikanëve që kudo shikojnë hajdutin, (e votave) siç janë edhe vetë. Tirshtim. Te porta e qendrës së votit tani janë mbledhur nja pesëdhjetë veta. Ata kanë ardhur me dëshirën për të votuar, por kjo burokraci me kontrollin e kartës së identitetit po ua plas buzën në radhë. Ndoshta i bën të largohen fare. Çfarë fatkeqësie!
Shikoj në televizor lajmet dhe vë re se kandidatë të koalicinit Berisha - Meta ankohen se ka “manipulime” në Elbasan, Korcë etj. I konsideroj këto si alibi për të mos pranuar rezultatin e zgjedhjeve, nëse ai do të jetë humbës për ta. Ata janë gati të njollosin procesin nëse do të humbasin. Siç kanë bërë edhe më parë. Zoti na ruajt prej tyre.