Votimi dhe numërimi elektronik, Celibashi: Vetëm për Tiranën kushton 18.2 mln euro, pajisjet 100% të sigurta

21 Nëntor, 12:56| Përditesimi: 21 Nëntor, 13:25

  • Share

 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi flet për votimin elektronik dhe qarqet se ku mund të shtrihet në zgjedhjet parlamentare të 2025. Pjesa më e madhe e partive politike kërkojnë votimin elektronik në Tiranë, ndërsa vetë KQZ ka propozuar Durrësin dhe Elbasanin. Ndërkohë, Celibashi thotë për mediat se do shihet mundësia që të shtrihet në Durrës dhe Elbasan, ose vetëm në qarkun e Tiranës.

Celibashi thotë se pajisjet e votimit elektronik janë 100% të sigurta, ndërsa thotë se vetëm për Tiranën vlera shkon në 18.2 mln euro.

“Ne prej shumë kohësh u kemi dërguar partive politike të gjithave, kërkesën për të shprehur interes për votimin elektronik. Gjithkush e di që kemi propozuar që të zhvillohej në 5 qarqe. Në komunikimin e fundit propozuam qarkun e Elbasanit dhe Durrësit për votimin elektronik duke konsideruar që Elbasani ka një eksperiencë dhe Durrësi është mjaft afër me Tiranën dhe i krijon KQZ mundësi më të mirë për ta administruar. Kemi marrë përgjigje nga partitë, të gjithë pa përjashtim rekomandojnë të shtohet Tirana, dikush ka sugjeruar vetëm Tiranën, nuk është vetëm PS. Thuajse të gjitha. Përjashto PD që nuk konsideron asnjë njësi zgjedhore për zhvillimin e votimit elektronik. Thuajse të gjitha na kanë kërkuar të përfshihet edhe Tirana. Është e pamundur të bëhen tre qarqe. Kemi arsyetuar që o do zgjedhim dy qarqe me madhësinë e Tiranës, ose do duhet të zgjedhim vetëm Tiranën.

I kemi marrë me seriozitet të gjitha komentet e PD në lidhje me votimin elektronik. Qëndron një prej atyre pretendimeve, që ka të bëjë me sjelljen e disa operatorëve në qendrat e votimit. Jemi në proces hetimi administrativ,  e finalizojmë javës tjetër, për çfarë ka ndodhur me këtë kategori operatorësh. Pajisjet votimit dhe numërimit elektronik qëndrojnë aty të pahapura, në pritje të dikujt për të ardhur të bëjë çdo verifikim. E kemi bërë me dije, kush të dojë të vijë të bëjë verifikime në lidhje me pajisjet. Pajisjet e votimit elektronik janë 100% të sigurta dhe ofrojnë të gjitha garancitë për fshehtësinë e votës.

I kemi bërë me dije Kuvendit dhe kemi kërkuar buxhet potencialisht nëse do ecim me votimin elektronik vetëm për qarkun e Tiranës, që potencialisht përfshin edhe dy qarqet e tjera nëse do shtrojmë atje, dhe shkon një vlerë rreth 18.2 mln euro", u shpreh Celibashi. 


Lajmi kryesor:

‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?