Votimi/ Gruaja e Andi Bejtjas sfidoi ‘Venecian’ dhe doli në krah të Metës, e vetmja në Kushtetuese që kërkoi përmbysjen e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019

6 Dhjetor 2021, 16:20| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 19:40

  • Share

Sonila Bejtja, bashkëshortja e Andi Bejtjas, një analist pranë LSI-së dhe themelues i një televizioni të Familjes Berisha, është e vetmja anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e cila është pozicionuar kundër dy opinioneve të Venecias për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të anuluara nga Ilir Meta me një dekret të paprecedentë, i hedhur poshtë nga Komisioni i Venecias, Gjykata Kushtetuese, faktori ndërkombëtar dhe madje nga vetë Lulzim Basha. Qëndrimi ndryshe i Sonila Bejtjas në krah të Metës nuk është një surprizë, pasi zonja Bejtja u emëruar pikërisht nga Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë të dyshimtë, por me qëllimin e qartë për të siguruar në tjetër votë në Këtë Gjykatë. Dhe Sonila Bejtja nuk po e zhgënjen Ilir Metën!

Në 4 nëntor të vitit 2021, 6 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Altin Binaj, Përparim Kalo dhe Fiona Papajorgji, pas opinionit të qartë të Komisionit të Venecias, rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Baskive, për të shpallur të paligjshme zgjedhjet lokale të 30 qershorit të 2019, për shkak të bojkotit të PD-LSI dhe dekretit të Metës, i cili caktoi një tjetër datë zgjedhjesh, në 13 tetor 2019. Sipas tyre, shqyrtimi i vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore nuk është në kompetencë të Gjykatës Kushtetuese.

Gjashtë anëtarët arsyetojnë se “Në analizë të përmbajtjes së dispozitave kushtetuese që lidhen me kompetencën e Gjykatës, nga njëra anë, dhe atyre që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, nga ana tjetër, vlerësohet se kompetenca e Gjykatës nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore... Në vijim të këtij arsyetimi, Gjykata vlerëson se kushtetutëbërësi, duke mos e parashikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kompetencën për verifikimin e kushtetueshmërisë së procesit zgjedhor, ka pasur si qëllim të mos përfshijë në juridiksionin kushtetues kontrollin e procedurave zgjedhore në tërësinë e tyre...”.

Ndërkaq, Komisioni i Venecias, të cilit Kushtetuesja i ishte drejtuar për mendim, u shpreh se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta ketë në kompetencën e saj gjykimin si antikushtetues apo jo një proces zgjedhor si ai i zgjedhjeve vendore të vitit 2019. Por, Komisioni i Venecias është shprehur qartë se dekreti i Ilir Metës për anulimin e zgjedhjeve ishte i paligjshëm dhe arbitrar. Sipas Venecias nuk ka sens që të anulohen zgjedhjes vetëm sepse nuk merr pjesë një subjekt apo disa parti në zgjedhje.

Por, nuk mendon kështu Sonila Bejtja. Ndryshe nga Komisioni i Venecias dhe shumica e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja arsyeton se Gjykata Kushtetuese duhet të merrte në shqyrtim kërkesën për konstatimin e antikushtetutshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2021. Sipas saj, “kjo çështje e lidhur me kërkimin e parë të saj do të ishte mundur të gjykohej në mënyrë shteruese nga Gjykata Kushtetuese, nëse do të ishte kërkuar kontrolli kushtetues nga një prej subjekteve që vetë Kushtetuta përcakton si subjekt që legjitimohet si i tillë për kërkimet që lidhen me mosmarrëveshje kushtetuese, sipas përcaktimit të nenit 124 të saj”.

Sonila Bejtja arsyeton se në zgjedhjet e 30 qershorit 2019 qytetarëve u është mohuar e drejta e votës. “Kështu, në disa bashki, në më shumë se gjysmat, konkretisht në 31 të tilla, mori pjesë vetëm 1 kandidat, duke mos u ofruar mundësi qytetarëve të zgjidhnin alternativën e dëshiruar, dhe në këtë mënyrë, u evidentuan edhe preferencat politike të qytetarëve, çka përbën mohim të së drejtës së votës dhe cenim  të së drejtës kushtetuese për votë të barabartë, të lirë dhe të fshehtë, të garantuar nga neni 45 i Kushtetutës”, arsyeton zonja Bejtja.

Sonila Bejtja rendit 14 arsye për të mbështetur mendimin e saj paralel. Ajo përmend dorëzimin në bllok të mandateve nga PD-LSI, reduktimin e deputetëve nën numrin 140, mohim sipas saj të komisionerëve zgjedhor të PD-LSI edhe pse nuk u regjistruan në zgjedhje, bojkotin e zgjedhjeve nga PD-LSI, dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve dhe caktimin e datës 13 tetor për zhvillimin e tyre, mospublikimi i dekretit të Metës në Fletoren Zyrtare, mungesa e ankimit të dekretit të Metës, rrëzimin e dekretit të Metës, sipas pas në mënyrë të paligjshme, nga KQZ-ja dhe më pas nga Kolegji Zgjedhor etj.

Edhe pse të gjitha këto ishin produkt i një strategjie politike të Ilir Metës dhe Sali Berishës, Sonila Bejtja i rendit si argumente kundër zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, të certifikuara nga KQZ-ja, Kolegji Zgjedhor, OSBE/ODIHR, gjykatat, Komisioni i Venecias dhe në fund nga Gjykata Kushtetuese.

(Kliko këtu për të lexuar vendimin e gjykates Kushtetuese per zgjedhjet e 2019)

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 07/12/2021 04:11

    Qe jemi shtet karagjoz,kjo dihet.Kur sheh moshen e antarëve te Gjykates Kushtetuese,e kupton gjithe bota,dhe e dine mirë,sa qesharak jemi.Lëre pastaj te shohesh edhe CV-ne e ketyre.Nuk e kuptoj se si flitet per shtet normal ne Shqipni.

    Përgjigju
  • ago: 07/12/2021 03:57

    Ne Quebec te Kanadase ne me shume se gjysmen e bashkive jane zhvilluar zgjedhje me vetem nje kandidat (pa opozite). https://www.lapresse.ca/actualites/2021-10-02/plus-de-la-moitie-des-maires-deja-elus-sans-opposition-au-quebec.php

    Përgjigju
  • ariu polar usa: 07/12/2021 03:29

    hiqni e zhdukeni njeher e pergjithmon jeta qener, hiena, hajdute te paskrupullt qe shkatrrue e vodhen qe nga themelet ket popull te mjere.

    Përgjigju
  • Cubi: 06/12/2021 19:02

    Po dihet ajo pun eshte e detyruar ti kthej reston. Se keshtu e kan keto pun me jep te jap. Them qe sa do qe bejn marifete cdo gje me shpresen e zotit do shkoj atje ku duhet,kjo edhe me ndihmen e BE dhe SHBA. Se po te jete per qent tane politikan keto duan ti cojn si ju do qejfi.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 06/12/2021 18:52

    Eshtë fatkeqsi e madhe që në GjK përfshihen militantët e një partie të deklaruarë shumë herë si analist,Opinionist,etj kur 100 % e popullit këtë anësi politike e kupton mirë që bje ERË E KEQE. Po të ishte ndryshe I.Meta do ishte shkarkuarë me kohë e jo të lihet në vitin 2022 kur Ai mbaron afatin ligjor si President 100 % opozitar.

    Përgjigju
  • raqka pe korçe: 06/12/2021 18:36

    duket sikur e ka shkruar dekllaraten e saj Agush Meta dhe e ka firmosur Andi bejtja

    Përgjigju
  • vlora: 06/12/2021 17:34

    E keqja vjen nga qe kjo zonja u pranua jasht kritereve dhe nuk ka nje mekanizem ku te ankimohet vendimi i presidentit.Kjo zonja si militante e kishte shprehur mendimin e saj qe atehere kur u anulluan zgjedhjet

    Përgjigju
  • Sonila: 06/12/2021 17:29

    Sonila me Andin nuk ndihen mire me parate, duan flori, keshtu qe agush hidhu dhe jepu ca lingota floriri, se prandaj po te mbeshtet gruaja e shokut, ose alternativa tjeter eshte nxirr monen te heq cizmet e te qelloj sonilen e andin qe te shpetoj lingotat e floririt. O te telendisur, nuk eshte jeta e njeriut te shitet per pasuri,por eshte dinjitet njerezor, qe e keni humbur te dy familjet.

    Përgjigju
    • ENVER HOXHA: 07/12/2021 03:30

      Per le e Flori ju kemi ju mbeshtetesit e Rilindjes kete e tregoi 8 vjeteshi ne pushtet se sa te rritur kishit qene

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?