Kosova & Rajoni

Votimi i parë për president, vetëm 78 vota në kuti, duhet të përsëritet votimi i raundit të parë

3 Prill 2021, 21:06| Përditesimi: 3 Prill 2021, 21:15

  • Share

Në votimin e parë për presidentin e Kosovës, morën pjesë 78 deputetë duke mos arritur krijimin e një kuroumi të nevojshmëm për të konsideruar të vleshëm votimin.

“Në emër të komisionit konstatojmë se në proces të votimit kanë marrë 78 deputetë”, thotë Sali Zyba.

Për këtë arsye Kuvendi ka nisur për herë të dytë votimin. Për të konsideruar të vlefshëm një raund votimi, në kutinë e votimit duhet të jenë të paktën 80 vota ose 2/3 e deputetëve.

Nëse në raundin e parë dhe të dytin nuk janë 80 vota për njërin kandidat, në raundin e tretë presidenti mund të zgjedhet edhe me 61 vota.

Përfaqësuesi i komisionit për zgjedhjen e presidentit, Sali Syba, ka thënë se janë vetëm 78 deputetë që kanë votuar.

Kandidatët për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta nga Lëvizja Vetëvendosje.

Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj nga LDK nuk kanë marrë pjesë në votim.

Ndërkohë që Albena Reshitaj e AAK’së, ka kaluar në Grupin Parlamentar të VV’së dhe ka marrë pjesë në votim.

Gjithashtu për të votuar presidentin kanë marrë pjesë edhe komunitetet jo-serbe

 


Lajmi kryesor:

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, dështojnë 2 votimet për raundin e parë 1 votë më pak se kuorumi, në garë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?