Pas rrëzimit të draft-propozimit të Partisë Demokratike për Vettingun në politikë, me 72 vota “pro” maxhoranca votoi Arben Malajn, për postin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Votimi për ish-ministrin socialist të Financave u shty nga mbrëmja e kaluar pasi Malaj nuk kishte kaluar përpara Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave për seancë dëgjimore. Kuvendi votoi dje në mesnatë pesë anëtarët e tjerë për në BSH mes të cilëve edhe ish-ministrin demokrat të Financave, Ridvan Boden.
Lajmi kryesor: