Identifikim biometrik në të gjithë vendin, pilotim të votimit dhe numërimit elektronik/ KQZ kërkon rreth 27 milionë euro fonde për teknologjinë në zgjedhje

2 Dhjetor 2020, 10:30| Përditesimi: 2 Dhjetor 2020, 18:41

  • Share

Për të realizuar votimin dhe identifikimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit, sipas marrëveshjes së 5 Qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon fonde. Përmes 2 shkresave drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shkruan se afatet për realizimin e këtyre projekteve janë në limite.

Komisioni i Zgjedhjeve sqaron se pas ngritjes së grupit të punës u vlerësuan kostot financiare dhe numrin e personave që do angazhohen për përdorimin e sistemeve dhe pajisjeve të teknologjisë së informacionit. Sipas KQZ thirrjes 22 kompani për të përllogaritur koston e pajisjeve të identifkimit biometrik të zgjedhësve për zgjedhjet e 25 prillit i janë përgjigjur 6 kompani.

Sipas shkresës së KQZ bëhet fjalë për 16.8 milion euro për identifikimin elektronik në të gjithë Shqipërinë, ndërsa rreth 10 milion euro do të duhen për pilotimin e votimit dhe numërimit elektronik.

Identifikimi elektronik është një proces që do të kryhet në të gjithë vendin, ndërkohë që votimi dhe numëri elektronik në jo më shumë se 20% të zonave zgjedhore.

Kujtojmë se ky proces i implementimit të teknologjisë në zgjedhje është i gjithë i mbikëqyrë nga Nënkomisionerja e KQZ, Lealba Pelinku, e cila është përfaqësuese e opozitës.

 

Shkresa e KQZ drejtuar Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave për fonde për projektin pilot për votimin dhe numërimin elektronik në jo më shumë se 20% të zonave zgjedhore më 25 prill 

Shkresa e KQZ drejtuar Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave për fonde për projektin e identifikimit elektronik në të gjithë Shqipërinë në zgjedhjet e 25 prillit

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?