Ministrja Etilda Gjonaj në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve

Kronikë

Votimi për KLGJ, Gjonaj mesazh gjyqtarëve: Votoni me përgjegjshmëri, zgjidhni më të mirët

12 Dhjetor 2018, 14:13| Përditesimi: 12 Dhjetor 2018, 14:25

  • Share

Një ditë më parë mori jetë institucioni i parë i drejtësisë së reformuar në Shqipëri, KLP-ja ndërsa sot, siç iu drejtua ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjyqtarëve shqiptarë, iu takon atyre të japin të njëjtin shembull demokracie dhe vetëorganizimi si prokurorët dhe të zgjedhin të njëjtën linjë për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre për të ngritur Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Gjatë mbledhjes së gjyqtarëve që pritet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për në KLGJ, Gjonaj u shpreh se rruga e reformimit të sistemit të drejtësisë ka qene e vështirë dhe se për të arritur në këtë ditë janë përballuar shumë vështirësi dhe kundërshtime. Ajo tha më tej se pikërisht falë ndihmës së shumicës prej gjyqtarëve u arrit të hapej një faqe e re për sistemin e drejtësisë, duke e bërë atë të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm.

Duke reflektuar mbi problematikat dhe mangësitë e vërejtur të deritanishme të KLD-së me ndryshimet kushtetuese dhe legjislacionin e ri të reformës në drejtësi, kemi ndërtuar kuadrin e nevojshëm ligjor që Këshilli i Lartë Gjyqësor të garantojë pavarësinë, atë pavarësi reale të gjyqësorit, mbrojtjen e të drejtave të gjyqtarëve, qëndrueshmërinë dhe promovimin e tyre në karrierë dhe njëherësh të vendosë standardet e duhura në llogaridhënie dhe përgjegjshmërinë e gjyqtarëve në ushtrimin e detyrës, në respektim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve.

Etilda Gjonaj, Ministrja e Drejtësisë 

Gjonaj tha se me ngritjen e KLGJ-së dhe zbatimin e reformës në drejtësi sistemi i drejtësisë do mishërojë integritet, profesionalizm, meritokraci dhe përgjegjshmëri, duke i shërbyer më shumë se kurrë qytetarëve. Ajo u shpreh më tej me ngritjen e këtyre institucioneve reforma në drejtësi vazhdon në një stad tjetër.

Duke nisur nga janari, Gjonaj deklaroi se për prokurorët e gjyqtarët do ketë dyfishim pagash, ndërsa KLP dhe KLGJ-ja do t’i kryejnë funksionet e tyre në një godinë të posaçme.

Duke filluar nga muaji tjetër, hyn në fuqi sistemi i ri i pagave dhe trajtimit financiar për gjyqtarët dhe prokurorët, duke sjellë të paktën dyfishimin e pagave tuaja si dhe duke rritur garancitë dhe përfitimet e tjera financiare. Gjithashtu, ju bëj me dije se Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka tashmë në dispozicionin edhe godinën e re ku do të nisin ushtrimin e funksioneve të tyre. Pikërisht sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të orës 11:00 miratohet vendimi lidhur me godinën e re ku këto dy institucione sëbashku me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë do të ushtrojnë funksionin e tyre.

Etilda Gjonaj, Ministrja e Drejtësisë

Pasi falenderoi përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së për ndihmën dhe përkushtimin, por edhe kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, Gjonaj dha edhe një mesazh për gjyqtarët, që të tregojnë maturinë dhe përgjegjshmërinë e duhur për një proces transparent e të përgjegjshëm për të zgjedhur më të mirët mes tyre.

Komento

Komente

  • Albanese: 12/12/2018 17:23

    Prap ne podium ai zaganjori, po cfare drejtesie po flisni, te njejtit njerez. Turp drejtesise shqiptare.

    Përgjigju
  • erma: 12/12/2018 15:09

    po ke ulni ne podium more nje pis plere qe per ti shpetuar radhes se vetingut dha 500 000 mil. nje hajdut dhe nje imoral E TURPSHME!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?