Politikë

Votimi për ndryshimin e emrit, Ruçi: Një vendim historik për Maqedoninë Europiane

20 Tetor 2018, 13:12| Përditesimi: 20 Tetor 2018, 14:49

  • Share

Një vendim historik që i hap rrugën anëtarësimit  të vendit fqinj në Bashkimin e Europian e konsideroi Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi votimin e një ditë më parë në Parlamentin maqedonas, për ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Përmes një letre dërguar Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi Kreu i Kuvendit shqiptar Gramoz Ruçi uron homologun e tij,duke thënë se Maqedonia e Veriut është Maqedonia europiane, e mirëpritur dhe e duartrokitur nga partnerët ndërkombëtarë.

“Më gëzim të madh morëm lajmin e shumëpritur se Parlamenti votoi ndryshimin e emrit të Maqedonisë, ashtu siç rekomandoi shumica e votuesve në referendumin e 30 shtatorit"-  thuhet në letrën e kryetarit të Kuvendit shqiptar . 

"Në këtë fitore, nënvizon Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi është edhe kontributi i lidershipit Tuaj dhe i  deputetëve shqiptarë, të cilët votuan të gjithe pro për këtë vendim vizionar”. – thuhet më tej në letrën e kryeparlamentarit Ruçi.

(Kliko për të lexuar letrën e Ruçit)

 

 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?