Rama thirrje qytetarëve të votojnë numrin pesë

Politikë

FOTOLAJM/ ‘Voto numrin 5 në 11 maj’, Rama: Të ndezim yllin e Shqipërisë në qiellin e Europës së Bashkuar

28 Mars, 09:20| Përditesimi: 28 Mars, 09:47

  • Share

Kryeministri Edi Rama e ka vendosur fokusin te procesi i integrimit Europian.

Rama ka nënvizuar se vota për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit është një votë për pasaportën Europiane, për t’u dhënë fëmijëve dhe Shqipërisë vendin që meriton.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama u bën thirje qytetarëve të votojnë numrin pesë. Me votën e tyre Rama shprehet se kështu do të ndezim yllin e Shqipërisë në qiellin e Europës së Bashkuar.

“Voto 5. Jepe votën tënde më 11 maj për mua e Partinë Socialiste, që të ndezim së bashku yllin e Shqipërisë në qiellin e Europës së Bashkuar; për atdheun, për të parët tanë, për fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve tanë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?