Bota

Votohet në mazhorancë Brexit, më 31 janar Britania jashtë BE-së

20 Dhjetor 2019, 16:38| Përditesimi: 20 Dhjetor 2019, 16:42

  • Share

Parlamentarët britanik mbështetën planin e kryeministrit Boris Johnson që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE më 31 janar.

Ata votuan në shumicë në favor të projekt-ligjit mbi marrëveshjen e shkëputjes nga Unioni Europian.

Projekt-ligji gjithashtu ndalon një zgjatje të periudhës së tranzicionit, gjatë së cilës Mbretëria e Bashkuar edhe pse jashtë BE, ndjek shumë nga rregullat e saj përtej vitit 2020.

Kryeministri Boris Johnson tha se vendi tani është "një hap përpara drejt realizimit të Brexit".

Lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn u bëri thirrje deputetëve të tij që të votonin kundër, duke thënë se kishte "një mënyrë më të mirë dhe më të drejtë" për t'u larguar nga BE - por gjashtë prej tyre e mbështetën qeverinë duke votuar projekt ligjin.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?